Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, sot ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e 5 çerdheve të reja të cilat do të ndërtohen në Prishtinë, Gjakovë, Kamenicë dhe në Doberçan të Gjilanit, raporton KosovaNews.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë me dije se ndërtimi i këtyre objekteve pritet të fillojë javën e ardhshme.
Ajo tha se në Junik një objekt i shkollës është duke u rinovuar dhe do të shndërrohet në çerdhe, kurse 4 objekte tjera si në Banjë të Malishevës, në Korenicë të Gjakovës, në Muzeqinë të Shtimës si dhe në Babush të Ferizajt, janë në procedurë të tenderimit për t’u shndërruar në çerdhe.


