KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Përfaqësuesit e SBASHK-ut po bëjnë presion te mësimdhënësit, s’kanë pse të ndihen të ofenduar nga deklarata se janë sindikalistë të PAN-it
Arsim

Nagavci: Përfaqësuesit e SBASHK-ut po bëjnë presion te mësimdhënësit, s’kanë pse të ndihen të ofenduar nga deklarata se janë sindikalistë të PAN-it

Kosova News
Kosova News 17:44 -27/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Greva në arsim ka hyrë në javën e pestë, dhe arritja e një marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut nuk po duket as në horizont.

Lidhur me situatën që aktualisht është duke mbretëruar në vend ku mijëra nxënës dhe mësimdhënës kanë mbetur jashtë objekteve shkollore, ka folur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Nagavci në një intervistë ka thënë se fëmijët po vazhdojnë të mbahen peng dhe se përfaqësuesit e SBASHK-ut në shkolla po ushtrojnë presion për mbajtje ose mos mbajtje të mësimit.

“Për fat të keq sot është e 19 ditë që fëmijët po mbahen peng pa u ofruar realizimin e të drejtës bazike të tyre për arsimim, dhe nuk qëndron fakti se ka barrikadim nga të dy anët dhe kushdo që e thotë këtë, ose është keqinterpretim ose mungesë e informatave”, u shpreh Nagavci.

Pavarësisht thirrjeve të SBASHK-ut, që greva të vazhdoj, tashmë disa shkolla kanë nisur procesin mësimorë.

Lidhur me këtë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci gjatë intervistës në Telegrafi, e ka vlerësuar si hap të mirë, derisa u ka bërë thirrje përfaqësuesve të SBASHK-ut nëpër shkolla që të mos bëjnë presion.

“Është shumë mirë që në disa shkolla kanë filluar të mbajnë mësimin… dhe e shfrytëzoj këtë mundësi të thërras përfaqësuesit e SBASHK-ut në shkolla që të mos bëjnë presion njeri te tjetri për mbajtje ose mos mbajtje të mësimit, sepse është e rëndësishme që të mos shfrytëzohen fëmijët për të arritur qëllimet e tyre. E para unë si ministre që para 1 shtatorit kam bërë thirrje për vazhdim të mësimit, dhe do të vazhdoj ta bëjë dhe përveç që e kam kompetencë e kam edhe të drejtë”, tha Nagavci.

Duke komentuar deklaratën e kryeministri Albin Kurti i cili përfaqësuesit e SBASHK-ut i quajti sindikalistë të PAN-it, Nagavci tha se kjo është e vërtetë dhe se të njëjtit nuk kanë pse të ndihen të ofenduar.

“Është e vërtetë për faktin se në vitin 2017 kjo kryesi e sindikatës kanë pasur marrëveshje në kohë fushate zgjedhore me PAN-in për shkak të votave, nuk janë deklarata që thuhen për herë të parë. Pse duhet të ndjehen të ofenduar nëse janë PAN, sepse e vërtetë është sepse ata janë PAN. Pse duhet të ndjehet keq z.Ymeri që është PDK”, tha Nagavci.

Ministrja tutje bëri thirrje sërish që mësimi të filloj nëse jo sot, atëherë nesër.

“Unë i përshëndes të gjithë mësueset dhe mësuesit që kanë marrë guximin dhe janë me bashkë me nxënësit e tyre dhe thërras e pres nga të gjithë të tjerët që nëse jo sot, nesër të ofrojnë mësimin për nxënësit. Është një situatë tepër problematike dhe ajo që e shoh të rëndësishme të përmendi është që si Ministri e Arsimit si Qeveri e Kosovës çështjen e arsimit e kemi pasur prioritet jo vetëm deklaritivisht por edhe në praktikë”, tha Nagavci.

Nagavci theksoi se këtë vit buxheti për arsimin është 12% më i lartë, dhe se për herë të parë dhe në mënyrë të dinjitetshme po rregullohet me Ligjin e Pagave koeficienti i pagave.

“Unë e kuptoj që është e drejtë kërkesa për një pagë të dinjitetshme të mësimdhënësve dhe këtë e kemi adresuar në Ligjin e Pagave më mirë se që ka qenë në të kaluarën”, tha ministrja.

Ministrja shtoi se deklaratat e SBASHK-ut kanë ndërruar çdo ditë, dhe pavarësisht kësaj ajo bëri thirrje edhe njëherë te mësimdhënësit dhe anëtarët e SBASHK-ut që të fillojnë mësimin për nxënësit sepse janë në vëmendje të Qeverisë.

“Nëse dikush nuk i sheh dhe nuk i vlerëson të gjitha ato që i kemi bërë deri më tani, dhe nëse dikush vazhdon të thotë që kur sindikata kërkon 100 euro dhe qeveria ofron 50 euro, ka  barrikadim nga ana e Qeverisë kemi probleme serioze, sepse ose nuk duan të shohin ose qëllimshëm nuk shohin fakte”, shtoi Nagavci./telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”

Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika

Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë

Kosova News 27/09/2022 27/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?