KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjallërohet një ndër shkollat më të mëdha të vendit, “Hasan Prishtina”, nisi mësimin (FOTO)
Arsim

Gjallërohet një ndër shkollat më të mëdha të vendit, “Hasan Prishtina”, nisi mësimin (FOTO)

Kosova News
Kosova News 13:16 -27/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Nxënës nën përcjelljen e prindërve ia kanë mësyrë sot shkollës “Hasan Prishtina”, në kryeqytet, e cila dje më shumicë të votave më mësimdhënësve vendosi të ndërpresë grevën dhe të fillojë procesin mësimor.

Mësimi në këtë shkollë sot ka nisur nga orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë për herë të parë  janë ulur në bankat e shkollës edhe voglushët e klasës së parë.

Janë shtatë klasë të para të kësaj shkolle që nga sot do të fillojnë rrugëtimin e dijes, ndërsa mësimit i janë kthyer edhe gjithë klasët tjera.

Kjo është bërë e mundur pasi dje kolektivi i  shkollës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë ka vendosur që të ndërpres grevën dhe të fillojnë procesin mësimor, raporton KosovaNews.

Këtë vendim e mori dje Këshilli i Arsimtarëve të shkollës pas një votimi të fshehtë që kanë zhvilluar.

“Ne si shkollë “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur nga Këshilli i Arsimtarëve, sot me 26 shtator 2022, me kolektivin e shkollës, u vendos që me votim të fshehtë ta ndryshojmë formën e grevës si vijon: Shkolla jonë vendosi që të ndërpritet greva e përgjithshme, dhe t’i kthemi mësimit në shkollë, por me orë të shkurtuara. Ora mësimore do të jetë 30 min, deri në arritjen e një zgjidhje të përgjithshme mes SBASHK-ut dhe Qeverisë”, thuhet në njoftimin e shkollës.

KosovaNews mëson se shumica e mësimdhënësve të kësaj shkolle janë pro nisjes së mësimit me orar të rregullt dhe kjo mund të bëhet ditëve të vazhdim.

Kryetari i Bashkësisë Islame Naim Tërnava i bënë thirrje SBAShK-ut ta ndërpresin grevën

Kujtojmë se pakënaqësitë me zgjatjen e grevës së organizuar nga SBAShK-ut vetëm sa po rriten. Deri sa një pjesë e shkollave pas votimeve të fshehta kanë vendosur të nisin procesin mësimor, në ato shkolla ku ende po mbahet greva, prindërit po organizojnë protesta.

E sot kundër grevës kanë protestuar edhe prindërit e fëmijëve nga shkolla “Naim Frashëri”. Po dje protestua prindër e nxënës edhe nga shkolla “Faik Konica”.

Për të filluar mësimin janë mbajtur edhe protesta në qytete tjera të Kosovës, ndërsa shkolla të ndryshe edhe kanë nisur individualisht procesin mësimor./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Haxhiu: Seanca konstituive do të thirret brenda afatit kushtetues

Certifikimi i rezultateve hap afatet kushtetuese, Cakolli shpjegon hapat për konstituimin e institucioneve të reja

Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal

Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e analizave

Kosova News 27/09/2022 27/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?