Policia e Kosovë të hënën në Gjilan ka arrestuar një person të kërkuar nga gjykata, cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është V.L. 26-vjeçar.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale ,,Lëndim i lehtë trupor’’ nga Neni 185 i KPRK-së me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë ditë (180) ditësh”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.


