Për një bukë, qytetarët dikur kanë paguar 40 cent. Por pas rritjes enorme të çmimeve, edhe bukës iu rrit çmimi për 10 cent. E që nga kjo e shtunë, banorët e Fushë-Kosovës do t’i paguajnë 60 cent për një bukë.
Shtrenjtimi i tillë e befasoi banoren e Fushë-Kosovës që sapo pagoi 60 centë për një bukë.
Edhe qytetarët tjerë, s’e mirëpritën aspak lajmin e tillë.
Megjithatë, Muhamet Farizi nga Shoqata e Mullistëve, thotë se kosovarët nuk duhet të brengosen sepse çmimet nuk janë edhe aq të larta.
Madje Muhamet Farizi vlerëson se kosovarët janë me fat sepse ka mjaftueshëm miell dhe po ashtu edhe furrëtarë.
Në anën tjetër, ekonomisti Imer Raçi i cili banon në Fushë-Kosovë e sheh si shqetësuese këtë rritje të çmimit të bukës.
Madje sipas tij, shtrenjtimi nuk do të mbarojë këtu.
Në Prishtinë çmimi i bukës në shumicën e furrave vazhdon të jetë ende 50 cent.


