Të enjtën KosovaNews ekskluzivisht kishte publikuar audio-incizimin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ku i njëjti dëgjohet duke thënë se ka marrëveshje me asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje për ta kthyer në punë si auditor i brendshëm në këmbim të dy votave në asamblenë Komunale.
“Kemi pas bashkëpunim me asamblistat prej partive të tjera, nja prej tyne u kan ajo, qekjo gruaja e Hemes (Shqipe Shatri,Asambliste e LVV) e diqka duhet me i dhanë, cka i japim e shohim ta kqyrim…. qeshtu e kemi ba marrëveshjen me këtë Osmanin (Osman Hajdari) i ka pas dy vota në asamble edhe kemi ba marrveshje që kur të na duhen neve vota me na votu. Ai ka lyp mu kthy n’auditim,… Jojo e kum vendos me e kthy në auditim. Une e kum analizu ma s’pari pozicionin edhe kam vendos me kthy për shkak që dy vota prej tij i kemi në asamble. Ai ka pas edhe do kërkesa tjera po unë i kam thanë qekjo ban, qekjo s’ban, qekjo ban qekjo s’sban… pra duhet me pas vota të mjaftueshme në asamble” dëgjohet në këtë audio-incizim kryetari Shaqir Totaj.
E të gjitha këto, deklarata të Totajt, i ka mohuar asamblisti Hajdari duke thënë se nuk kontrollon asnjë votë në asamble.
“Tema kyçe gjatë gjashtë këtyre muajve ka qenë kryesuesi, publikisht kam votu për kandidatin e VV-së, pa hy te kutia se kam dyshu që kanë më mendu kështu. Sepse ka grupacione brenda PDK-së, dhe partnerëve të koalicionit që thjesht suksesin edhe tim si drejtor dhe të VV-së, nuk e falin. Se zakonisht është në filozofinë e popullit tonë, na mundemi me falë edhe gjakun, por suksesin s’ta falim. Pamundësia për mu kapë, se për katër vjet nuk jam ftuar as prej policisë e prokurorisë, s’kanë pasë mundësi”, ka thënë ai në një emision televiziv.
Lexoni po ashtu:


