KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MSH-ja paralajmëron masa ndaj personave përgjegjës për rastin gjyqësor që i kushtoi 630 mijë euro
Siguri

MSH-ja paralajmëron masa ndaj personave përgjegjës për rastin gjyqësor që i kushtoi 630 mijë euro

Kosova News
Kosova News 13:12 -24/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka bërë të ditur të shtunën se do të marrë masa ndaj personave përgjegjës brenda ministrisë lidhur me humbjen e rastit gjyqësor ndaj një kompanie farmaceutike, për një tender të vitit 2011.

Vendimi ka ardhur pas raportimit lidhur me rastin që i kushtoi ministrisë 630 mijë euro.

“Lidhur me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë brenda kompetencave ligjore, do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme disiplinore ndaj personave përgjegjës brenda Ministrisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht, rastin e tillë, do ta denoncojë në organet e ndjekjes dhe hetuesisë”, thuhet në një komunikatë për media të MSH-së.

Ministria ka bërë të ditur po ashtu se ka bërë ankesë ndaj aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, ndërkaq nuk e ka komentuar dosjen e zhdukur në lidhje me rastin.

“Përmes kësaj komunikate, Ministria e Shëndetësisë si palë e dëmtuar e njofton opinionin se ka bërë ankesë ndaj Aktgjykimit të Gjykatës së shkallës së parë dhe bashkë me Avokaturën Shtetërore, do të vazhdojnë ta mbrojnë interesin juridik në çështjen në fjalë, duke ndërmarrë të gjitha veprimet në procedurat e mëtejme gjyqësore”, thuhet në njoftim.

KOHA ka raportuar këto ditë se rreth 630 mijë euro i ka kushtuar Ministrisë së Shëndetësisë humbja e rastit në gjykatën e shkallës së parë kundër një kompanie farmaceutike, për një tender të vitit 2011.

Përveç kësaj shume të parave, ky institucion e ka humbur edhe gjithë dosjen e lëndës

Askush nga institucionet që do të duhej ta mbronte MSH-në nuk ka shkuar në këtë seancë, duke shtyrë gjyqtarin të marrë për bazë vetëm argumentet e kompanisë farmaceutike.

Ministria e Drejtësisë ka paralajmëruar masa për mospjesëmarrje në seancën kryesore të përfaqësueses së Avokaturës Shtetërore./Koha/

Gjithashtu lexoni:

Kërkohet një person i dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Gjiko shpallet i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për akuzën për dhunim

Nuk kishte dalë nga banesa tri ditë, gjendet pa shenja jete 54 vjeçari nga Mitrovica

Andi Pajaziti veproi në mbrojtje të nevojshme, konstaton Themelorja në vendimin për lirimin e tij nga akuza për vrasjen në “Bon Vivant”

Të akuzuarit për masakrën e Mejës gjykohen në Prishtinë, por pa prezencë në seancë

TAGGED: Ministria e Shëndetësisë
Kosova News 24/09/2022 24/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani: Është koha që BE-ja të lëvizë përpara me vendime të merituara për Kosovën
20:21 -16/06/2025
Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore
18:56 -16/06/2025
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Botërorin e Budapestit
18:49 -16/06/2025
Rama: OSHP-ja ka vendosur që Komuna të vazhdojë me përzgjedhjen e kompanisë për menaxhimin e mbeturinave
18:44 -16/06/2025
Vetëm për klientë të zgjedhur, Ferrari prezanton një model special
18:23 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?