Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit duke folur për grevën në arsim, përmendi sërish shprehjen ‘vëlla’ me të cilën iu kishte drejtuar kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Para deputetëve, Kurti tha se është irrituar nga shprehja, pasi ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër me vëllezër.
“Unë i kam dy vëllezër, por asnjëri prej tyre nuk ka ardhur asnjëherë në Qeveri. Unë besoj se vëllezërit janë për te shpija, e ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër me vëllezër. Natyrisht, irritohem kur dikush vjen në Qeveri dhe më thotë vëlla”.


