KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Greva në arsim, Gola: Qeveria Kurti ndodhet në mes dy alternativave
ArsimPolitikë

Greva në arsim, Gola: Qeveria Kurti ndodhet në mes dy alternativave

Kosova News
Kosova News 13:43 -22/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komisionit për Arsim nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola, duke folur për grevën në arsim tha se Qeveria Kurti aktualisht ndodhet në mes të dy alternativave.

E para sipas tij është këmbëngulja për të mos rënë në pozita shantazhuese dhe e dyta të ndajë edhe 50 eurot e kërkuara nga SBASHK-u, “sipas logjikës së një shteti të shantazhueshëm”.

Këto deklarata Gola i bëri të enjten, në seancën e Kuvendit, ku mes tjerash shtoi se nuk ka dallim mes shantazhit dhe grevës, kur kjo e fundit përdoret për të bllokuar çdo funksion etik të një institucioni, raporton KosovaNews.

“Në këtë kontekst, Qeveria Kurti është ndërmjet dy alternativave; këmbënguljes që të mos bie në pozita të shantazhueshme por çmimi i kësaj do të ishte vazhdimi i vuajtjes së pasojave te fëmijët dhe në anën tjetër një zgjidhje afatshkurtër e cila në trajtën e logjikës së pushteteve të kaluara e tregton edhe këtë 50 eurosh dhe rikthehet procesi mësimor, por pasojat janë afatgjata pra logjika e ripordhuar e një shteti të shantazhueshëm”, u shpreh ai.

Deputeti pozitar tutje tha se greva duhet të ndërpritet pasi kërkesat kryesore të SBASHK-ut janë përmbushur, ndërsa ato që kanë mbetur mund të plotësohen përmes presionit sindikal.

“Më duhet të shprehi një solidarizim kolegial dhe njerëzor me mësimdhënësit se e kuptoj që nuk është e lehtë të përballosh një tematizim të stërkequr publik për interesat e tyre. Unë dje i kam pasur në Komision përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe Këshillit Grevist dhe mendoj se si mazhorancë kemi treguar maturi të diskutimit për problemet e tyre”.

“Unë u binda që përmbushja dhe adresimi i kërkesave sindikale deri sot nga Qeveria në asnjë rrethanë nuk janë të atij niveli që të arsyetojë vazhdimin e grevës në këtë formë. Për pjesën që ka mbetur pa u realizuar, do të mund të lehtë të vazhdojnë me presionin sindikal por jo me grevë sikur tani. Jam i bindur që për këto kërkesa që iu kanë mbetur pa realizuar mund të vazhdojnë me presion sindikal, por jo me bllokadë totale”.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë

Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Kosova News 22/09/2022 22/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes
21:08 -08/07/2026
Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
19:32 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?