Prindërit e fëmijëve që shkojnë në kopshtin “Gëzimi ynë” në Prishtinë kanë zhvilluar sot një protestë para Qeverisë së Kosovës.
Kërkesa e tyre është hapja e çerdheve, njofton KosovaNews.
Pas Qeverisë ata do të shkojnë te zyrat e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.



