Dy vajza janë raportuar të zhdukura, një nga komuna e Podujevës dhe një tjetër në Pejë.
Sipas njoftimit nga Policia në fshatin Dumosh në Podujevë që nga data 19 është zhdukur një vajzë dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Policia bëri të ditur se rasti është duke u hetuar edhe më tutje.
Ndërkaq në Pejë një burrë ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Edhe për këtë rast, Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.


