KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hyseni e Yilmaz flasin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave
Politikë

Hyseni e Yilmaz flasin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave

Kosova News
Kosova News 10:15 -20/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur një delegacion nga Jellderimi i Turqisë, i prirë nga kryetari i Komunës, Aktay Yilmaz, për të zgjeruar më tutje vëllazërimin dhe bashkëpunimin e hershëm që kanë këto dy komuna.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Hyseni me këtë rast tha se po presim në shtëpinë tonë një delegacion nga shteti që e ka ndihmuar shumë vendin dhe popullin tonë ndër vite.

“Zoti Yilmaz dhe unë diskutuam shkurt por përmbajtësisht për bashkëpunimin që mund të kemi në të ardhmen”, nënvizoi fillimisht kryetari Hyseni. 

Ai tha se Kosova është vend që është shpallur shtet së fundi, por me një histori të gjatë, ndërkohë që me popullsinë e re që ka dhe resurset që posedon, ofron shumë mundësi për zhvillim dhe për jetë të mirë të qytetarëve të saj.

“Është interesante që Kosova, moshën mesatare të popullsisë e ka diku 31 vjet, aq sa është edhe mosha ime si kryetar Komune dhe ky është njëri prej treguesve se sa shumë potencial ka brenda vendit tonë”, ka thënë kryetari Hyseni.

Për më tepër, ai ka nënvizuar se ajo çfarë ne kërkojmë dhe çfarë unë dua të bëjë si kryetar Komune, është që të shohim modele të mira dhe të suksesshme të zhvillimit, në mënyrë që të njëjtat modele, me një përshtatje të vogël t`i sjellim edhe në komunën tonë dhe në vendin tonë.

“Ne kemi folur edhe me koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, Rexhep Gyndyz për shkollat profesionale dhe me aq sa kam kuptuar, këto shkolla janë një prej pikave të forta në shtetin turk dhe neve na duhet pikërisht kjo”, ka thënë Hyseni, i bindur se ky bashkëpunim do të vazhdojë me një vizitë kthyese në Jellderim.

Një fjalë rasti e ka mbajtur edhe kryetari i Jelderemit, Oktay Yılmaz, i cili ka thënë se kufijtë nuk paraqesin pengesë për bashkëpunimin tonë, ndërkohë që bashkëpunimin e gjatë mes dy popujve e ka vënë në dukje edhe kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku.

Përndryshe, së bashku me delegacionin turk, në Gjilan është përuruar Qendra kulturore dhe konvikti për vajza ‘Bursa”, i financuar nga Shoqata Humanitare Kulturore “Stambolli”, që do t`u shërbejë vajzave dhe grave në mbajtjen e aktiviteteve, si mësim ditor, gara, kuize e programe të ndryshme.

Ndryshe, në këtë ceremoni, pos delegacionit nga komuna e Jellderimit dhe ambasadorit të Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, kanë marrë pjesë edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava si dhe deputetë nga parlamentet e të dyja shteteve.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kosova News 20/09/2022 20/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?