Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka marrë pjesë në Funeralin Shtetëror të Madhërisë së Elizabeth II.
Ajo kujtoi dhe nderoi ndikimin që pati jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë botën.
“Dashuria, përkushtimi dhe bujaria, janë virtytet për të cilat do të kujtohet përherë! Pusho në paqe Mbretëreshë” shkroi Presidentja në Facebook.


