KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti i Vetëvendosjes i përgjigjet kreut të PDK-së: Po, ne kemi frikë ta vjedhim dhe ta ndajmë Kosovën
Politikë

Deputeti i Vetëvendosjes i përgjigjet kreut të PDK-së: Po, ne kemi frikë ta vjedhim dhe ta ndajmë Kosovën

Kosova News
Kosova News 15:24 -15/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i është përgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili e cilësoi si “tuc” kryeministrin Albin Kurti në Kuvend.

Kurti mbajti një fjalim rreth grevës në arsim dhe menjëherë u largua nga salla.

Kjo bëri që të reagonte Krasniqi, i cili deklaroi se “Kurti ka lindur tuc, e si tuc po jeton”.

Qeveria më vonë njoftoi se kryeministri u largua për t’u takuar me emisarin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Një takim i paparalajmëruar për media, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe emisarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur të enjten pasdite , respektivisht nga ora 14:00 në Prishtinë.

Kjo ishte edhe arsyeja që Kurti u detyrua të linte punimet në Kuvendin e Kosovës.

E fjalët e deputetit e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi kanë nxitur reagimin e deputetit Artan Abrashi.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Artan Abrashi i është kundërpërgjigjur me thumbime kreut të opozitës, duke i thënë se “kanë frikë ta vjedhin dhe ta ndajnë Kosovën”, e për të cilën thotë se kundërshtarët e tyre politikë “nuk kanë frikë ta bëjnë”.

“Po. Ne kemi frikë. Frikë ta vjedhim vendin, ta ndajmë Kosovën. Kemi frikë të tradhtojmë, ta shantazhojmë dikë, ta mashtrojmë qytetarin, ta gënjejmë votuesin. Por për të njëjtën gjë opoentët tanë janë trima, nuk kanë frikë ta bëjnë as njërën prej tyre. Por, ne nuk kemi frikë përballë Vuqiçit, ne nuk kemi frikë nga e vërteta, ne nuk kemi frikë për çka ata vërtetë kanë frikë”, ka shkruar ai në rrjetin social  Facebook.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kosova News 15/09/2022 15/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?