Edhe një shkollë fillore në komunën e Gjakovës, shkolla “”Mustafa Bakija”, ka vendosur që të ndërprejë grevën dhe të fillojë mësimin nga dita e nesërme.
Lajmin se po ndërpritet greva e ka dhënë vetë shkolla në faqen e saj në rrjetin social, në të cilin është publikuar edhe orari për secilën klasë.
“Është me rëndësi të përcillet mesazhi i këshillit të mësimdhënësve lidhur me vendimin për fillimin e vitit shkollor:
– Mësimdhënëset e shkollës nuk janë dakord me mosrealizimin e kërkesave të tyre;
– Janë të zhgënjyera nga takimi i fundit në mes të Qeverisë dhe SBAShK-ut;
– Mësueset e shkollës sonë ishin, janë dhe do të jenë për mësim, respekt dhe dashuri për fëmijët;
– Kërkojnë mirëkuptim dhe përkrahje nga ana e prindërve në realizimin e kërkesave të tyre për vlerësim të drejtë”, thuhet në njoftim.
ORARET PËR MËSIM JANË:
PARADITE: Me fillim në ora 08.00 deri 10.30 për diten e enjte dhe të premte.
KLASA III.1, III.2, III.3, III.4; (HYRJA NGA ANA E POMPES)
KLASA IV.1 DERI IV.7; (HYRJA NGA ANA E POMPES)
KLASA V.1 DERI V.7. (HYRJA NGA ANA E POMPES)
PASDITE: Me fillim në ora 12:30 deri 15:00 për diten e enjte dhe të premte.
KLASA III.5,III.6,III.7, (HYRJA NGA ANA E BUSTIT)
KLASA II.1 DERI II.8 (HYRJA NGA ANA E BUSTIT)
KLASËT E PARA – fillojnë nga ora 12.30 deri 14.00. (HYRJA NGA ANA E POMPES)
KLASA PËRGATITORE:
ORA 09.00 DERI 11.00 TË ENJTEN DHE TË PREMTEN.
SHTESË: TË GJITHË FËMIJËT KLASA 1-5 TË DALIN ME ÇANTA QË TI MARRIN LIBRAT.
Kujtojmë se KosovaNews ka raportuar se sot ka filluar mësimi në shkollën fillore “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë, si dhe shkolla “Emin Duraku” dhe ajo “Fehmi Agani”
Për informata më të hollësishme, prindërit dhe nxënësit do të njoftohen nga mësueset e klasave.