Punimet vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të mbahen gjatë këtij muaji.
Diskutimet kryesore do të mbahen nga 20 deri më 26 shtator në selinë e OKB-së në New York.
Temë e diskutimit pritet të jetë edhe Kosova. Ndërkohë, drejt New York-ut pritët të udhëtojë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo do ta përfaqësojë Kosovën në punimet e kësaj Asambleje. Tema të tjera do të jenë zhvillimet aktuale globale, duke nisur nga lufta në Ukrainë.
Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së dhe për këtë arsye, presidentja osmani nuk mund të mbajë fjalim para përfaqësuesve të shteteve të botës.
Sidoqoftë, punimet e kësaj asambleje janë shfrytëzuar edhe viteve të kaluara për takime të shumta me liderë të ndryshëm botërore dhe për të lobuar për çështje të ndryshme.


