Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e martë.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës i lejuar është 1,69 euro për litër.
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të martën është 1,35.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,76.
Çmimet e lartcekura vlejnë për sot (13 shtator) dhe janë valide 24 orë.



