Haxhi Avdyli është zgjedhur sot nënkryetar i partisë Guxo.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Avdyli, përmes një publikimi në Facebook.
”Sot anëtarët të Kryesisë së re të Partisë Guxo në mënyrë unanime më besuan detyrën e nënkryetarit të Partisë. Ju faleminderit për dhënien e përgjegjësisë së re që do jetë stimul shtesë për punë edhe më intensive për të mirën e vendit. #GUXO”, shkroi ai.
Ndryshe ditë më parë Lista Guxo ka zgjedhur dy kryetarë, Donika Gërvalla si dhe Faton Peci, gjë kjo e pa-ndodhur ndonjëherë më parë në Kosovë.


