Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e diel dhe ditën e hënë.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës i lejuar për këto dy ditë është 1,69 euro për litër.
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të premten është 1,35.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,76.
Çmimet e lartcekura vlejnë për sot dhe nesër (11 dhe 12 shtator) dhe janë valide deri mëngjesin e 13 shtatorit./KosovaNews/



