Dita e martë ishte e kobshme për familjen Ramadani, pasi që kryefamiljari i tyre, Ramadani 60-vjeçar, humbi jetën tragjikisht pas lëndimeve të marra në vendin e tij të punës në Skenderaj. Ai ishte rrëzuar nga një lartësi derisa po punonte punë ndërtimore në një objekt ndërtimi në fshatin Abri.
Në kuadër të zhvillimeve hetimore lidhur me rastin, burimet e gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se është arrestuar pronari i kompanisë ku punonte i ndjeri.
33-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’.
Me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.
Kujtojmë se janë të shpeshta rastet kur punëtorët si shkak i kushteve jo të mira në punë, marrin lëndime të cilat kanë rezultuar të jenë fatale për ta


