KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qehaja: Mësimdhënësit t’i kthehen procesit mësimor, me Ligjin e Pagave kanë rritjen më të madhe në paga
Arsim

Qehaja: Mësimdhënësit t’i kthehen procesit mësimor, me Ligjin e Pagave kanë rritjen më të madhe në paga

Kosova News
Kosova News 10:48 -07/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja mendon se mësimdhënësit duhet t’i rikthehen procesit mësimor sa më parë, teksa kërkesat e tyre t’i negociojnë e t’i arrijnë me mjete dhe forma tjera sindikale.

Ai ka theksuar se me Ligjin e Pagave të publikuar rishtas në draftin e fundit, vërehet një përkushtim institucional karshi profesionit të mësimdhënies.

Qehaja tha se mësimdhënësit kanë rritje në pagë dhe ky profesion tashmë me këtë Ligj të ri ka rritjen më të madhe karshi krejt nëpunësve të tjerë civilë.

Radio Kosova: A mund të na thoni si po e shikoni këtë vit shkollor, i cili ende nuk ka filluar procesin mësimor për shkak të grevës së organizuar nga sindikatat?

- Reklamë -

Rinor Qehaja: Ajo çka vërehet, është një përkushtim jashtëzakonisht i madh i komunitetit të shkollave për fillimin e procesit mësimor. Duket që pushimi veror ka nxitur për një ripërtëritje të energjisë, e cila shpresojmë të na kthehet me një përkushtim, por edhe me një cilësi më të rritur në mësimdhënie. Këto paralajmërimet dhe cikli i vazhdueshëm dhe i ripërsëritur për greva, pa dyshim që janë shpërqendruese për vetë komunitetin e shkollës, mirëpo, besoj shumë në vetëdijesimin e rritur të shkollave dhe mësimdhënësve, që në asnjë moment nuk duhet të mendohet të ndërpritet procesi mësimor për çfarëdo arsye sindikale që mund të kenë. Unë rikujtoj, që me Ligjin e Pagave të publikuar rishtas në draftin e fundit, vërehet një përkushtim institucional karshi profesionit të mësimdhënies dhe rritjes në pagë që ky profesion tashmë ka me këtë Ligj të ri karshi krejt nëpunësve të tjerë civilë. Kjo besoj që do të ishte e mjaftueshme që ndërprerja e procesit mësimor të mos konsiderohej, por kërkesat e tjera sindikale të arriheshin e të negocioheshin me mjete dhe forma të tjera të reagimit sindikal.

Radio Kosova: Sa është përmirësuar infrastruktura në shkolla, ku është e nevojshme të investohet më shumë?

Rinor Qehaja: Shkollat tona nuk mungojnë në infrastrukturë si hapësirë, kemi shkolla mjaftueshëm. Por, shkollat tona mungojnë më shumë në mjete të mirëfillta didaktike, kënde të leximit, kuzhina, pra në një ambient të mirëfilltë shkollor me të gjitha mjetet dhe infrastrukturën përcjellëse brenda, që e rritë edhe eksperiencën e nxënësit në shkollë. Pra, kjo është ajo që mungon dhe kjo thërret për investime më të fuqishme kapitale në shkollat tona, për të ofruar këtë që iu referova. Ne shpresojmë shumë që buxheti për këto investime të alokohet në mënyrë të strukturuar e t’u delegohet komunave, por edhe të sigurohemi që komunat i shpenzojnë të njëjtat linja buxhetore se për çka thirren këto para. Pra, të mos keqpërdoret buxheti i alokuar për investime në arsim.

Radio Kosova: Ndërkohë, ka pasur avancim edhe në infrastrukturën ligjore, çfarë mund të na thoni për këtë?

Rinor Qehaja: Vërehet një përkushtim institucional karshi agjendës legjislative, ka shumë draft ligje që kanë qenë në sirtarë me vite, por që ka filluar të përditësohen në vitin e fundit dhe ky është nj sinjal i mirë dhe tregon për përkushtim institucional karshi reformave, njëjtë sikurse është edhe hartimi i strategjisë së re të arsimit. Mirëpo, këto nuk kanë kuptim për derisa reformat nuk shkojnë në klasë. Pra, nuk mungojnë dokumentet e legjislacioni i mirëfilltë, por ka mungesë të përgjegjësisë dhe llogaridhënies që dërgon atë reformë në klasë. Fatkeqësisht, mungojnë mekanizmat e mirëfilltë të llogaridhënies, pra, që mbikëqyrin punën e të gjithëve brenda sistemit arsimor, që nga niveli politik qendror e deri te mësimdhënësi në klasë. Në mungesë të këtyre, gjithçka ngelet në vullnet të mirë të secilit individ brenda sistemit dhe jo në diçka të strukturuar.

Radio Kosova: Ndërsa, është prezantuar edhe draft-Projektligji për tekste shkollore, në cilën fazë është tani? Ju jeni pjesë e kësaj, a mund të na tregoni më shumë detaje, derisa është thënë se ky projektligj i hap rrugë teksteve digjitale?

Rinor Qehaja: Projektligji për tekste shkollore ka qenë disa javë në diskutim publik dhe njëjtë do të jetë edhe pas draftit të ri dhe dërgimit në Kuvend. Ka një vullnet të mirë të të gjithëve përfshirë edhe anëtarët e grupit punues që të merren sa më shumë impute nga të gjithë hisedarët e përfshirë, në mënyrë që të kemi një Ligj të kompletuar dhe të zbatueshëm me procedura që na sjellin tekste më të mira e cilësore. Është një rrugë e gjatë deri te zbatimi i këtij ligji, mirëpo besoj shumë në vullnetin e mirë të të gjithëve, që i njëjti të miratohet në Kuvend dhe të gjejë zbatimin e duhur edhe në praktikë. Projektligji për tekstet shkollore paraqet disa risi, në mesin e të cilave: mekanizmat më të mirëfilltë dhe rigoroz të selektimit dhe vlerësimit të teksteve shkollore, një transparencë më të rritur në proces, program të ngritjes së kapaciteteve për autorë e recensentë dhe një mori strukturash të reja, që mund të sjellin një cilësi më të rritur të teksteve shkollore. Projektligji për tekste shkollore, promovon tekstin digjital, mirëpo të vetëdijshëm për pamundësinë dhe kostot financiare dhe teknike të realizimit të të njëjtave e lë të hapur si një reformë për të ardhmen.

Radio Kosova: Po për tekstet aktuale shkollore?

Rinor Qehaja: Tekstet aktuale shkollore nevojitet që të rishikohen dhe kjo është e rëndësishme. Pra, një rishikim se kush është cilësi e vërtetë e tyre që shërben si praktikë dhe si mësim i mirë për hartimin e teksteve në hapje. Tekstet e tjera që vijnë pas projektligjit për tekstet shkollore, duhet të jenë e të ndërtohen mbi mësimet e mira të menaxhimit të procesit, por edhe të gabimeve të identifikuara nga tekstet aktuale. 

Radio Kosova: Sa i përket performansës së mësimdhënësve, vazhdon të flitet për një vlerësim të tyre, ndërkohë që ka qenë në proces ky vlerësim? Si do të duhej të bëhej një vlerësim i tyre?

Rinor Qehaja: Vlerësimi i performansës së mësimdhënësve me legjislacionin në fuqi, lë shumë për të dëshiruar dhe ka shumë pikëpyetje. Kështu që, një ristrukturim i të njëjtit është i domosdoshëm, në mënyrë që të sigurohemi që mësimdhënësit të kenë një vlerësim të vazhdueshëm të performansës. Pra, jo vlerësim një herë në pesë vjet, jo vlerësim nga drejtori ose inspektori, me paralajmërime që nuk janë valide dhe të besueshme. Duhet të jemi të hapur dhe të kuptojmë që vlerësimi i performansës së mësimdhënësve është në shërbim të tyre. Pra, ristrukturimi nënkupton që të ndërtojmë një sistem të vlerësimit të mësimdhënësit që është më shumë përkrahës për mësimdhënës dhe jo domosdoshmërish gjykues dhe penalizues për të. E rëndësishme është që mësimdhënësit nga vlerësimi i performansës të kuptojnë se ku çalojnë, ku kanë ngecje dhe t’u ofrohet përkrahje institucionale që të korrigjojnë ato. Pra, ky duhet të jetë qëllimi i vlerësimit të performansës.

Radio Kosova: Gjithashtu, po diskutohet edhe për vetingun në sistemin arsimor, me theks të veçantë në pozitat udhëheqëse?

Rinor Qehaja: Ne kemi nevojë për instalimin e mekanizmave llogaridhënës për të gjitha institucionet e kjo pastaj do të sillte në filtrim të sistemit. Kjo ka kuptim në formë të ri-rekrutimit veçanërisht të pozitave udhëheqëse në institucionet publike të arsimit të lartë, të cilat përgjithësisht janë të kapura dhe një ç’kapje eventuale e tyre do të nënkuptonte një rekrutim të pozitave udhëheqëse me shpresën që të njëjtit të instalojnë mekanizmat llogaridhënës për të gjithë nëpunësit e institucionit. Në të kundërtën, ne nuk mund të ri-punësojmë 75 mijë mësimdhënës dhe nuk mund të ketë në asnjë moment mësimdhënës më të mirë jashtë sistemit se ata që janë. Është një shqetësim në rritje cilësia e mësimdhënësve të rinj në ardhje, pasi nuk dallon shumë me mësimdhënësit aktualisht në shërbim.

Gjithashtu lexoni:

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 7 qershorit

Kosova News 07/09/2022 07/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?