Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare kanë ndërprerë duke fishkëlluar me bilbilë konferencën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kur po flitej për rastin e 11-vjeçares e cila dyshohet se është dhunuar.
Ata kanë thënë se në lidhje me këtë rast edhe ky këshill ka dështuar, përcjell Klankosova.tv.
Më tej, policia kërkuan nga aktivistët që të mos e pengojnë konferencën, derisa këta të fundit thanë se konferenca nuk vazhdon derisa KGjK-ja të kërkojë falje.
“Konferenca nuk ka asnjë lloj qëllimi derisa Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk kërkon falje dhe nuk na garanton që ka me marrë masa ndaj gjyqtarëve që në shumicën e rasteve, raportet po tregojnë që kanë dhënë dënime nën atë që e lejon ligji. Këta duhet të arrestohen, ja ku i keni njerëzit që duhet të arrestohen, ndaj tyre merrni masa, jo ndaj neve, nuk mundeni me vazhdu me ua mbajtë anën attyre që janë bashkëfajtorë në secilin krim që u ndodh grave”, u tha nga aktivistët.
Ndërpritet me filikaqa konferenca e KGJK-së ku po flitej për rastin e dhunimit të 11-vjeçares
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka thirrur sot një konferencë për media lidhur me rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.
Derisa po flitej se ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë, përfaqësues të organizatave joqeveritare kanë ndërprerë konferencën përmes filikaqave.
Arsyetimi i ndërprerjes së konferencës ishte se edhe ky këshill ka dështuar në këtë rast.
Aktivistët thanë se mediat mund të qëndrojnë por nuk do të lejojnë zhvillimin e kësaj konference.
Pastaj në sallën ku po mbahej konferenca kanë ardhur zyrtarët policor, të cilët kanë kërkuar nga aktivistët që të mos e pengojnë mbajtjen e konferencës.
“Derisa kryesuesi i KGJK-së nuk kërkon falje dhe nuk garanton që kanë me marr masa ndaj gjykatësve që në shumicën e rasteve kanë dhënë dënime nën ata që i lejon ligji. Merrni arrestoni këta që janë tu e shkel ligjin. Ne nuk do ta lëshojmë këtë konferencë dhe nuk i lejojmë me vazhdu mbajtjen e saj”, ka thënë njëra nga aktivistët.
Ajo shtoi se kjo është protestë e tyre e cila ka me vazhdu edhe në rrugë.
“Pse nuk po i arrestoni, këta i keni për me i arrestu. Kur nuk na pengoni me ec edhe jetu lirë si vajza, as ne nuk ju pengojmë”, iu drejtua aktivistja zyrtarit policor.
Pastaj kryesuesi i KGJK mori vendim që konferenca të ndërpritet përkohësisht, derisa tha se do të vazhdoj në një sallë tjetër pa pengesa.


