Ministri i Bujqësisë, Faton Peci nuk ka pushuar as ditën e diel dhe ka dalë në terën, me ç‘rast ka vizituar bujqit nga Kqiçi.
Vetë m inistri Peci pohon se nuk shkon asnjë javë pa parë nga afër bujqit.
Ai tha se përpos sukseseve edhe vështirësitë e sfidat e shumta që i ka sektori i bujqësisë po angazhohen çdo ditë për tejkalimin e këtyre vështirësive.
“Mirëpo dora e njeriut të tokës e bukës më motivon për angazhim maksimal në përditshmërinë time si Ministër i Bujqësisë. Ferki Tupella nga Kqiçi është sinonim i bujkut të vyer i cili bart virtytet më të larta njerëzore, e të tillëve bujq, që jetojnë me djersën e ballit ua zgjas dorën disa herë në javë gjatë vizitave në teren”, ka shkruar Peci në rrjetin social.
Ai shton se këto kohë kur siguria ushqimore është prioritet i secilit, bujqit si Ferkiu përmes punës së tyre, na mundësojnë ushqimin në baza ditore, disa herë në ditë./KosovsNews/


