KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Shëndetësisë në Ranillug, nuk e deklaroi pasurinë me kohë
Siguri

Aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Shëndetësisë në Ranillug, nuk e deklaroi pasurinë me kohë

Kosova News
Kosova News 13:06 -04/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Drejtorisë për Arsim, Shëndetësi, Kulturë, Rini dhe Sport, në Komunën e Ranillugut, Ivan Mitkoviç, duke e akuzuar atë për mosdeklarim të pasurisë.

Aktakuza në fjalë e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, rezulton të jetë ngritur në qershor të këtij viti, ku pretendohet se i akuzuari nuk e ka deklaruar pasurinë e tij sipas ligjit, përkatësisht atë e ka deklaruar me vonesë, edhe pse paraprakisht ka qenë i informuar ta bëjë një gjë të tillë.

Kjo aktakuzë është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, për të cilin rast ende nuk është caktuar shqyrtimi fillestar.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan, më 27 qershor 2022, ka ngritur aktakuzë ndaj Ivan Mitkoviç, me arsyetimin se ai nga 1 deri më 31 mars 2022, në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë për Arsim, Shëndetësi, Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Ranillugut, ka qenë i detyruar ta bëjë deklarimin e pasurisë për vitin 2021, mirëpo i njëjti këtë nuk e ka bërë.

Sipas prokurorisë, Mitkoviç më 20 qershor 2022, në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), pas afatit të paraparë ka paraqitur formularin për deklarimin dhe prejardhjen e pasurisë pa ndonjë arsye valide për vonesë, raporton Betimi për Drejtësi”.

Me këtë, Ivan Mitkoviç, po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”, nga neni 430, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Vepra penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, është vepër e cila hyn në kuadër të kapitullit “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit

Kosova News 04/09/2022 04/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë
19:14 -11/07/2026
Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj
18:47 -11/07/2026
Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit
18:28 -11/07/2026
Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë
17:56 -11/07/2026
Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve
17:45 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?