KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SBASHK-u nuk tërhiqet nga greva
Arsim

SBASHK-u nuk tërhiqet nga greva

Kosova News
Kosova News 14:59 -03/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nuk do të tërhiqet nga greva e nisur më 25 gusht, pavarësisht që Qeveria vendosi t’i ndajë nga 50 euro në muaj për secilin zyrtar publik nga shtatori deri në fund të vitit aktual fiskal. SBASHK-u po i kërkon nga 100 euro çdo muaj deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Ymer Ymeri, koordiator në këtë sindikatë, ka thënë se ndarja nga 50 euro është ndihmë dhe jo plotësim i kërkesës së sindikatave.

“Çdo ndihmë që ndan kryeministri për punëtorët dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës e mirëpresim ndihmën, por kryeministri nuk është marrë fare me kërkesat tona. Ne kemi kërkuar rritje të pagës bazë deri në 100 euro deri në fillimin e implementimit të Ligjit të Pagave. Vendimi i kryeministrit për pakon emergjente për shkak të inflacionit është i mirëseardhur, por nuk ka asnjë lëvizje në drejtim të plotësimit të kërkesave tona kështu që deri në një vendim tjetër të plotësimit të kërkesave jemi në ato qëndrime dhe veprime sindikale që i kemi filluar me datën 25. Greva vazhdon sepse ai ka ofruar ndihma, nuk ka rritur paga”, ka thënë Ymeri.

Ymeri ka thënë se mbajtja e konferencës së kryeministrit të shtunën “tregon që ai dëshiron të marrë vendime të njëanshme”.

Përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura pritet të takohen pasdite me presidenten Vjosa Osmani dhe përfaqësues të Qeverisë.

Edhe kryeministri Albin Kurti në konferencë u shpreh se vendimi për ndihmë s’është plotësim i kërkesës së sindikatave, por ndihmë për të tejkaluar krizën financiare. Ai kritikoi SBASHK-un dhe sindikatat tjera për “kërkesa irracionale”.

Zyrtarët publikë që ishin në grevë ende s’i kanë marrë pagat e muajit gusht. Qeveria pati kërkuar nga komunat dorëzimin e listave të përditësuara me emrat e zyrtarëve që ishin në grevë nga 25 gushti me qëllimin që t’u ndalet pjesa e ditëve kur nuk punuan, por komunat kanë refuzuar ta bënin këtë. Ministri i Financave, Hekuran Murati, u shpreh të shtunën se Qeveria do të procedojë me ndarjen e mjeteve për shkak “të situatës së rëndë ekonomike”, por paralajmëroi masa ndaj zyrtarëve komunalë që kanë refuzuar dorëzimin e listave./Koha/

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën

MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+

MASh publikon rezultatet e mbështetjes financiare për 599 studentet vajza/gra në programet STEM

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

TAGGED: Grevat, SBASHK
Kosova News 03/09/2022 03/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?