KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jasharaj kërkon ndihmën e partive të opozitës: Të bëhemi bashkë kundër Qeverisë
Arsim

Jasharaj kërkon ndihmën e partive të opozitës: Të bëhemi bashkë kundër Qeverisë

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 15:35 -02/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj gjatë ditës së sotme ka zhvillura takime me partitë opozitare, me ç’rast është takuar me kreun e PDK-së, Memliu Kransiqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Jasharaj ka thënë se ka kërkuar nga të gjitha partitë opozitare politike që të bëhen bashkë, që sipas tij, të mos lejojnë që Kosova të kthehet në një shtet diktatorial.

E pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, të premten pasdite, Jasharaj ka thënë se qeveria ka tendencë t’i shtypë dhe heshtë sindikatat.

“Është mirë që të gjithë të bëhemi bashkë që të mos lejojmë që Kosova të kthehet në një shtet diktatorial. Tendencat janë që të shtypen e të heshtën sindikatat, e kur sindikatat shtypen atëherë nuk ka shtet demokratik. Nuk e ka askush të drejtën që Kosovën ta dërgojë deri këtu, e nesër ta dërgojë edhe më keq”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka kërkuar nga partitë që ta ndihmojnë SBASHK-un të vijë deri te dialogu me Qeverinë.

“Rrugëtuam nëntë muaj dhe nuk arritëm asnjëherë të ulemi me fajin e Qeverisë të bisedojmë që të mos vijë situata deri këtu. Jemi duke i vizituar subjektet politike që janë pjesë e parlamentit. Lutja jonë është që ata të shfrytëzojnë çdo mundësi që kanë që të ketë dialog. Edhe deputetë të bëjnë diçka që kjo situatë të ndryshojë dhe të mos ketë diçka të tillë që njerëzve tu ulen pagat. Lus të gjitha partitë që të na ndihmojnë që të vijmë deri te ky dialog”, ka thënë Jasharaj.

Organizimi i grevës, Rrahman Jasharaj takohet me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin

Por ankesat e Jasharajt se s’ka patur takim me ekzekutivin i ka përgënjeshtruar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka publikuar edhe fotografi nga takimet e shumta me sindikalistët.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci theksoi se ditëve të fundit ka parë deklarata të Sindikatës së Arsimit për mungesë dialogu me ta, ndërsa theksoi se nga marrja e detyrës ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të tyre dhe i kanë adresuar të gjitha çështjet e ngritura.

Nagavci në një postim në Facebook shkruan se nuk ka asnjë çështje që në takimet e tyre është ngritur dhe që nuk është adresuar, pasi siç tha ajo “jemi të vendosur që përveç rregullimit të cilësisë në arsim, të merremi edhe me çështjet e ngutshme që kryesisht janë si rezultat i neglizhencës mbi 20 vjeçare”.

Ministrja Nagavci përgënjeshtron SBASHK-un, publikon foto nga takimet e shumta me sindikalistët (FOTO)

Një pjesë e mësimdhënësve, punëtorë të administratës publike, shërbyes civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës nga 25 gushti janë deklaruar se kanë hyrë në grevë dhe po kërkojnë para shtesë deri në hyrjen në fuqi të Projektligjit për pagat.

Zhurma më e madhe ditëve të fundit nuk është bërë për faktin se një pjesë e punonjësve filluan grevën, por çështja se kinse ata po kërcënohet nga Qeveria e Kosovës se mund të mos marrin pagesat për kohën sa janë jashtë procesit të punës, pra në grevë, shkruan KosovaNews.

E kjo temë sidomos është shfrytëzuar tej mase nga subjekte politike që aktualisht janë në opozitë, por më parë gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet i kanë miratuar e votuar ligje, që përkufizojnë krejt diçka tjetër me atë që thonë sot.

Abdixhiku edhe sot pas takimit me sindikalistët ngre dyshime për ndërprerjen e pagave për grevistët, por si veproi LDK më 2015

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kreshnik Llabjani 02/09/2022 02/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?