KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE: Formimi i institucioneve do t’i mundësonte Kosovës të përfitojë nga Plani i Rritjes
Politikë

BE: Formimi i institucioneve do t’i mundësonte Kosovës të përfitojë nga Plani i Rritjes

Kosova News
Kosova News 10:50 -02/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për vazhdimin pa vonesa të procesit të konstituimit të institucioneve në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës, vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese dhe sundimit të ligjit.

Në një përgjigje për Front Online, një zëdhënës i BE-së ka deklaruar se formimi i institucioneve do t’i mundësonte Kosovës të përfitonte plotësisht nga mundësitë që ofron rruga e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përfshirë edhe ato në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor
“Formimi i institucioneve do t’i mundësonte Kosovës të përfitonte plotësisht nga mundësitë që ofron rruga e anëtarësimit në BE, përfshirë edhe ato në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

BE-ja ka theksuar gjithashtu se Kosova ka nevojë për dialog efikas dhe konstruktiv ndërmjet partive politike, si dhe për një qëllim të përbashkët, në mënyrë që të mund të avancojë drejt objektivave të saj dhe të zbatojë reformat e kërkuara nga qytetarët.

“Ritheksojmë se vetëm një dialog efikas dhe konstruktiv ndërmjet partive, si dhe një qëllim i përbashkët, do t’i mundësojnë Kosovës të ndjekë objektivat e përbashkëta dhe të zbatojë reformat që kërkojnë qytetarët e saj”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së.

Në përgjigjen për Front Online, Bashkimi Evropian ka vënë theks të veçantë edhe te respektimi i Kushtetutës dhe jurisprudencës detyruese të Gjykatës Kushtetuese.

“Respektimi i Kushtetutës, i jurisprudencës detyruese të Gjykatës Kushtetuese, i sundimit të ligjit dhe i qeverisjes së mirë kërkon që procesi i konstituimit të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme, me të gjithë aktorët që përmbushin përgjegjësitë e tyre përkatëse”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Deklarata e BE-së vjen në kohën kur procesi i formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të Kosovës mbetet në fokus të zhvillimeve politike në vend

Gjithashtu lexoni:

​Haxhiu: Kosova e çmon thellë miqësinë dhe mbështetjen e Zvicrës

Hoxha-Sørensen në Bled: Dialogu Kosovë-Serbi, i domosdoshëm për paqen

Abdixhiku, 6 deputetëve të LDK-së: Për çfarë po rrahin gjoks, çfarë paskan shpëtuar?

Abrashi: Marrëveshja me LDK-në ende është valide, shpresojmë të gjendet një zgjidhje në takimin e radhës

Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?