KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoxha-Sørensen në Bled: Dialogu Kosovë-Serbi, i domosdoshëm për paqen
Politikë

Hoxha-Sørensen në Bled: Dialogu Kosovë-Serbi, i domosdoshëm për paqen

Kosova News
Kosova News 12:07 -02/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha zhvilloi takime të veçanta në Bled të Sllovenisë, me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë–Beograd, Peter Sørensen, Sekretarin e Përgjithshëm në detyrë të Bashkimit për Mesdheun, Fadi Hajli, si dhe me drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Tālis Linkaits.

Takimet u zhvilluan në kuadër të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit, ndërsa Hoxha vlerësoi se “aktivitete të tilla ofrojnë mundësi të vyera për takime dhe shkëmbime me aktorë të ndryshëm, veçanërisht për çështje me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin”.

Ministri informoi se në qendër të diskutimeve ishin dialogu, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe rëndësia e përshpejtimit të ndërlidhjes dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në hapësirën evropiane.
Në takimin me Sørensen, ministri Hoxha theksoi rëndësinë e një dialogu të qëndrueshëm, të orientuar drejt rezultateve konkrete e të prekshme, për të avancuar më shpejt drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si një kontribut i domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ndërsa në qendër të takimit me me Sekretarin e Përgjithshëm në detyrë të Bashkimit për Mesdheun, Fadi Hajli ishte forcimi i bashkëpunimit euro-mesdhetar dhe mundësitë për të avancuar projekte konkrete në fusha me rëndësi për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.

Në takimin me drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Tālis Linkaits, ministri Hoxha diskutoi mbi ndërlidhjen, infrastrukturën dhe mobilitetin, si elementë kyç për një Ballkan Perëndimor më të integruar dhe më pranë tregut dhe hapësirës evropiane.

“Dialogu, ndërlidhja dhe bashkëpunimi janë tre shtylla të një rajoni më të qëndrueshëm, më të integruar dhe më evropian”, u shpreh Hoxha.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku, 6 deputetëve të LDK-së: Për çfarë po rrahin gjoks, çfarë paskan shpëtuar?

Abrashi: Marrëveshja me LDK-në ende është valide, shpresojmë të gjendet një zgjidhje në takimin e radhës

BE: Formimi i institucioneve do t’i mundësonte Kosovës të përfitojë nga Plani i Rritjes

Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, deputetja ukrainase: Nuk e diskutoi me parlamentin

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?