KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dogana e Kosovës informon blerësit online: Deri në 35 euro mund të përfitoni nga lirimi doganor
Ekonomi

Dogana e Kosovës informon blerësit online: Deri në 35 euro mund të përfitoni nga lirimi doganor

Kosova News
Kosova News 09:33 -02/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dogana e Kosovës ka njoftuar qytetarët që kryejnë blerje online nga jashtë vendit se dërgesat me mallra me vlerë të vogël mund të përfitojnë nga lirimi nga detyrimet e importit deri në vlerën 35 euro.

Sipas njoftimit, ky lirim vlen për dërgesat që dërgohen drejtpërdrejt nga një vend jashtë Kosovës te pranuesi në territorin doganor të Republikës së Kosovës, me kusht që vlera e përgjithshme e mallrave për secilën dërgesë të mos e tejkalojë shumën e përcaktuar nga legjislacioni në fuqi.

Megjithatë, nga ky lirim nuk përfshihen disa kategori produktesh. Dogana sqaron se përjashtim bëjnë:
Produktet alkoolike;

Parfumet dhe ujërat e tualetit;
Duhani dhe produktet e duhanit.

Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që, para se të kryejnë blerje online nga jashtë Kosovës, të informohen për rregullat doganore dhe kushtet që duhet të plotësohen për përfitimin e lirimit.

Njoftimi i Doganës:
𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐨𝐧 𝐛𝐥𝐞𝐫ë𝐬𝐢𝐭 𝐨𝐧𝐥𝐢𝐧𝐞
Dogana e Kosovës njofton të gjithë qytetarët që bëjnë blerje online nga jashtë Kosovës se dërgesat me mallra me vlerë të vogël mund të përfitojnë nga lirimi nga detyrimet e importit deri në vlerën 35 euro.
Ky lirimi zbatohet për dërgesat që dërgohen drejtpërdrejt nga një vend jashtë Kosovës tek pranuesi në territorin doganor të Republikës së Kosovës, me kusht që vlera e përgjithshme e mallrave për secilën dërgesë të mos tejkalojë shumën e përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.
Nga ky lirim nuk përfitojnë:

  • Produktet alkoolike
  • Parfumet dhe ujërat e tualetit
  • Duhani dhe produktet e duhanit
    Para se të kryeni një blerje online nga jashtë Kosovës, informohuni për rregullat doganore dhe kushtet e lirimit.

Gjithashtu lexoni:

​Kurti: Qeveria po investon 3.8 milionë euro për rinovimin energjetik të 13 objekteve publike

Çmimet e derivateve për sot, MINTI tregon sa do të kushtojë nafta

Kurti: Vetëvendosje e mbështet kandidaturën e Sejdiut, marrëveshja me LDK-në është e vlefshme dhe do të takohemi sërish

Nagavci: Refuzimi i Sejdiut për president nuk është vendim i duhur dhe në interes të qytetarëve

Zgjerohen hetimet për keqpërdorimet në BKS, 69 të pandehur dhe mbi 1.2 milion euro dëm i dyshuar

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?