KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, deputetja ukrainase: Nuk e diskutoi me parlamentin
Lajme

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, deputetja ukrainase: Nuk e diskutoi me parlamentin

Kosova News
Kosova News 09:28 -02/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja ukrainase Kira Rudik komentoi deklaratat e presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi, ku theksonte se Ukraina nuk do ta njihte Kosovën.

“Unë nuk bie dakort me pozitën e presidentit Zelenski. Zakonisht ne jemi si një front i bashkuar jashtë Ukrainës, por në këtë çështje unë mendoj se ne duhet të nderojmë ata njerëz që janë miqtë tanë dhe ata që na mbështesin që nga fillimi. Është një deklaratë që presidenti Zelensky e ka bërë dhe nuk ishte diskutuar me Parlamentin ukrainas dhe për më tepër ne kemi organizata ndërkombëtare me Parlamentin e Ukrainës që mbështet Kosovën. Është një organizatë që quhet “Kosova e lirë” dhe mendoj se nuk është vetëm një zë në këtë çështje. Dua ta përdor këtë mundësi me ju që t’i falenderoj të gjithë njerëzit, pavarësisht nga cilat vende vijnë, që mbështesin Ukrainën dhe strehojnë refugjatët tanë dhe bëjnë çka munden për të ditur që Rusia po sjell shkatërrim. Në fund të fundit, nëse Rusia fiton, të gjithë ne humbasim. Prandaj, ne duhet të gjejmë mënyrën se si të ecim përpara në mënyrë më konstruktive të mundshme dhe të gjejmë një zgjidhje se si të sigurojmë që demokracia të fitojë kudo që ne shkojmë”, tha Rudik.
Sipas saj, Rusia ka në plan ta sulmojë NATO-n në vitin 2030.
“Fatkeqësisht, vendet balltike janë më të vogla dhe kanë ushtri më të vogla dhe Putini me të vërtetë do që t’i tregojë botës dhe t’i tregojë të gjithë partnerëve të tij që NATO-ja është e paaftë. Prandaj nuk besoj në sulmin në shkallë të plotë ndaj NATO-s, por mendoj se Rusia do të përpiqet të provokojë dhe të shikojë mundësinë se cili do të jetë reagimi i NATOS-s nëse ata sulmojnë një nga shtetet e NATO-s”, theksoi deputetja. /A2

Gjithashtu lexoni:

Përurohet përfundimi i masave të efiçiencës në dy ndërtesa publike në Viti

Hoxha-Sørensen në Bled: Dialogu Kosovë-Serbi, i domosdoshëm për paqen

Abdixhiku, 6 deputetëve të LDK-së: Për çfarë po rrahin gjoks, çfarë paskan shpëtuar?

Abrashi: Marrëveshja me LDK-në ende është valide, shpresojmë të gjendet një zgjidhje në takimin e radhës

BE: Formimi i institucioneve do t’i mundësonte Kosovës të përfitojë nga Plani i Rritjes

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?