KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu dekoroi Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave
Politikë

Haxhiu dekoroi Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

Kosova News
Kosova News 12:21 -01/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar për Kosovën.

Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Komitetit Norvegjez të Helsinkit, Berit Nising Lindeman, dhe Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm, Gunnar M. Ekelove-Slydal.

“Në periudhën kur shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në Kosovë mbeteshin larg vëmendjes ndërkombëtare, Komiteti Norvegjez i Helsinkit ishte ndër organizatat e para perëndimore që i dokumentoi dhe i bëri të njohura ato ndërkombëtarisht, duke ndihmuar që Kosova të bëhej pjesë e agjendës së institucioneve dhe mekanizmave ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut”, tha U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo vlerësoi edhe mbështetjen që Komiteti u dha organizatave vendore për të drejtat e njeriut dhe rolin e tij në përcjelljen e informatave të besueshme për gjendjen në Kosovë te institucionet ndërkombëtare.

“Kosova nuk i harron ata që i dolën në krah në një kohë kur mbështetja ndërkombëtare nuk ishte as e lehtë dhe as e vetëkuptueshme. Medalja Presidenciale e Meritave është shprehje e mirënjohjes sonë për angazhimin e gjatë dhe parimor të Komitetit Norvegjez të Helsinkit në rrugën e Kosovës drejt lirisë”, u shpreh U.D. Presidentja.

Gjithashtu lexoni:

Hamza për Sejdiun: Nëse zgjidhet, duhet të luajë rolin e presidentit unifikues – fillimet nuk janë të mira

Sllovenia i bënë bashkë përfaqësuesit e rajonit përfshirë ata nga Kosova e Serbia, Zulfaj jep detaje

Pjesëmarrje e vogël e qytetarëve në protestën e Asociacionit të Komunave para qeverisë

PDK dhe Aleanca kërkojnë konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?