Ministri në detyrë për Punë Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka bërë të ditur se gjatë një vizite në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë ka ngritur çështjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se në takim me përfaqësues të Komitetit të OKB-së për Zhdukjet me Forcë dhe Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, ka kërkuar angazhim më të fuqishëm ndërkombëtar për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
Ai bëri të ditur se delegacioni ka dorëzuar edhe një kërkesë zyrtare për intensifikimin e përpjekjeve për sigurimin e informacioneve dhe dokumentacionit që mund të ndihmojnë në lokalizimin e personave të zhdukur.
“Familjet kanë të drejtë të dinë të vërtetën. Drejtësia dhe përgjegjësia nuk kanë afat”, ka shkruar Hoti

