E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, iu bashkua qytetarëve të Kosovës në përkujtimin e viktimave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.
“I ngarkuari me punë, Anu Prattipati, iu bashkua qytetarëve të Kosovës në përkujtimin e viktimave të zhdukur me forcë gjatë konfliktit në Kosovë. Ne qëndrojmë pranë familjeve që vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë. Ato meritojnë përgjigje për fatin e të dashurve të tyre”, njofton Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

