KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria ndan 4.3 milionë euro për ShSKUK-në për furnizim me barna esenciale
Shëndetësi

Qeveria ndan 4.3 milionë euro për ShSKUK-në për furnizim me barna esenciale

Kosova News
Kosova News 22:32 -26/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar të mërkurën mbledhjen e 33-të, e cila është mbajtur në formë elektronike.

Në këtë mbledhje janë miratuar disa vendime dhe kërkesa për transferim të mjeteve financiare.

Ekzekutivi ka miratuar kërkesën e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës për transferimin e 4 milionë e 333 mijë e 900 eurove, për furnizim me barna nga Lista e Barnave Esenciale.

Po ashtu, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme për transferimin e 1 milion eurove, të destinuara për mbulimin e obligimeve që lidhen me shpenzimet operative.

Për Komunën e Podujevës është miratuar transferimi i 300 mijë eurove, për mbulimin e obligimeve kontraktuale.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për caktimin e kompensimit mujor të anëtarëve të Bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë – KRE” (Energy Storage Corporation – ESCorp).

Ndër vendimet e tjera është edhe dhënia në shfrytëzim e një parcele kadastrale me sipërfaqe prej 999 metrash katrorë, në pronësi të Agjencisë Pyjore të Kosovës – Ndërmarrja e Pyjeve në Prizren, për nevoja të Ministrisë së Drejtësisë.

Në mbledhje është miratuar gjithashtu vendimi për nominimin e tre përfaqësuesve të Qeverisë në Këshillin Konsultativ për Komunitete.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Shkup: Nënë Tereza, figurë shqiptare me përmasa universale

Konjufca: Institucionet kanë goditur rrjetet e spiunazhit të kontrolluara nga Serbia

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Haxhiu: Komandant ‘Kumanova’, simbol i guximit dhe vendosmërisë

Maqedonia e Veriut ndalon 27.5 tonë qumësht nga Kosova, u gjetën nivele të larta të aflatoksinës

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?