KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti në Shkup: Nënë Tereza, figurë shqiptare me përmasa universale
Politikë

Kurti në Shkup: Nënë Tereza, figurë shqiptare me përmasa universale

Kosova News
Kosova News 19:31 -26/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 116-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, në Shkup.

Në fjalën e tij, Kurti e ka cilësuar Nënë Terezën një prej figurave më të njohura shqiptare të shekullit XX, duke theksuar rrugëtimin e saj nga Shkupi drejt një vepre humanitare me përmasa botërore.

Kurti ka përmendur lidhjet familjare të Nënë Terezës me Kosovën, duke theksuar se babai i saj, Nikollë Bojaxhiu, ishte nga Prizreni, ndërsa nëna, Drane Barnaj, nga Novosella e Gjakovës.

Sipas tij, në Letnicë të Vitisë ajo e ndjeu thirrjen për t’iu përkushtuar jetës fetare, ndërsa në Indi e shndërroi këtë thirrje në një jetë të tërë shërbimi ndaj njerëzve në nevojë.

“Ajo lindi në Shkup. Rrënjët e saj familjare e lidhnin me Prizrenin dhe Gjakovën. Në Letnicë e ndjeu thirrjen. Në Irlandë nisi përgatitjen për rrugën e saj misionare. Në Indi e shndërroi atë thirrje në një jetë të tërë shërbimi”, ka thënë Kurti.

Duke folur për përmasën ndërkombëtare të figurës së saj, Kurti ka theksuar se Nënë Tereza nuk i shërbeu vetëm një kombi, feje apo vendi, por ia kushtoi jetën njeriut.

Në vitin 1979, Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe. Kurti ka thënë se ajo u bë figurë universale jo vetëm për shkak të këtij çmimi apo njohjes ndërkombëtare, por mbi të gjitha përmes përkushtimit ndaj njerëzve më në nevojë.

“Universaliteti i Nënë Terezës nuk ishte mohim i prejardhjes. Ishte zgjerim i saj”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka vlerësuar se rrënjët e Nënë Terezës janë pjesë e rëndësishme e identitetit të saj, duke theksuar se universaliteti nuk e përjashton prejardhjen.

“Kur flasim për Nënën Terezë si shqiptare, nuk po përpiqemi ta kufizojmë një figurë universale brenda një identiteti partikular. Po kujtojmë se edhe universalja ka rrënjë të qarta: një vendlindje, një familje, një gjuhë dhe një histori”, është shprehur ai.

Në ceremoninë në Shkup morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të komunave, institucioneve arsimore dhe komuniteteve fetare.

Kurti ka theksuar se trashëgimia e Nënë Terezës vazhdon të jetë e pranishme edhe sot, duke e lidhur atë me vlerat e shërbimit, humanizmit, paqes dhe dinjitetit njerëzor.

“Një jetë e vetme, kur i kushtohet tërësisht një ideali njerëzor, mund të prekë miliona e miliona njerëz”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan 4.3 milionë euro për ShSKUK-në për furnizim me barna esenciale

Kelmendi i kundërpërgjigjet Bajramit: Abuzimi me buxhetin, në emër të nxënësve, nuk kalon dhe për këtë nuk ka kompromis

Abdixhiku: Diskutuam emrat për presidentin e ardhshëm, bëmë një hap të rëndësishëm përpara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Për herë të parë diskutuam emra të përveçëm për presidentin, takimet do të vazhdojnë

Sorensen: Kroacia, mbështetëse e fortë e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?