Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka deklaruar se institucionet e Kosovës gjatë viteve të fundit kanë intensifikuar përpjekjet për zbulimin dhe goditjen e rrjeteve të spiunazhit, për të cilat tha se kryesisht janë të kontrolluara, financuara dhe orkestruara nga Serbia.
“Sa i përket kësaj që po ndodh, natyrisht institucionet e Kosovës këto tre-katër vitet e fundit kanë pasur një angazhim më të madh se më përpara për të goditur rrjetet e spiunazhit brenda Republikës së Kosovës. Këto kryesisht kanë ardhur është një rrjet i spiunazhit i kontrolluar, i financuar dhe i orkestruar nga Serbia”, tha ai.
Konjufca tha se në dy-tri vitet e fundit janë arrestuar shtatë ose tetë persona, ndërsa u ka bërë thirrje institucioneve të rendit dhe drejtësisë që të jenë më aktive në zbulimin dhe ndëshkimin e personave të dyshuar për spiunazh.
“Shtatë ose tetë prej tyre deri tash, vetëm këto dy-tri vitet e fundit, janë arrestuar. Unë i inkurajoj domethënë institucionet e organet të rendit që edhe po edhe të institucionit të gjyqësisë, të drejtësisë, që të jenë gjithnjë më aktivë sa i përket zbulimit, sa i përket dënimit të këtyre personave. Qëllimi i këtyre është shumë i keq. Tentojnë me destabilizue Kosovën, e performojnë një luftë hibride dhe speciale kundër kundër personaliteteve të caktuara, kundër qeverisë, kundër kryeministrit Kurti. Domethënë qëllimi i tyre është është ky”, tha ai.
I pyetur për raportimet dhe publikimin e një fotografie të kryeministrit Albin Kurti duke u takuar me Fehim Salin, i cili ishte arrestuar më 13 gusht 2026 në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimet për spiunazh në favor të Agjencisë Serbe të Inteligjencës, Konjufca tha se ai kishte qenë pjesë e një delegacioni të komuniteteve jo shumicë.
“Mendoj që nuk ndoshta nuk e kanë pasë kapacitetin institucionet me verifikuar atë person, sepse po të ishte verifikuar nuk m’an mendja që kishte me deportuar në zyrën e kryeministrit. Ai ka qenë në kuadër të një delegacioni të pakicave, të komuniteteve jo shumicë, që janë në Kosovë, diku kanë qenë nëntë ose dhjetë persona dhe ai kishte kështu arritur me iu bashkuar atij delegacioni dhe me qenë pjesë avizitës. Po me vetë faktin që tash e kemi në burg, unë mendoj që kjo është tregues i qartë i orientimit të qeverisë sonë”, tha ai.

