KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Sot pasdite takohem me komandantin e KFOR-it për hapjen e Urës së Ibrit
Siguri

Kurti: Sot pasdite takohem me komandantin e KFOR-it për hapjen e Urës së Ibrit

Kosova News
Kosova News 12:04 -22/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për procesin e hapjes së plotë të Urës së Ibrit dhe kalimin e saj nën kontrollin e Policisë së Kosovës

Kurti, i pyetur nga Indeksonline në konferencën për media ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in, ndërsa ka paralajmëruar edhe një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Özkan Ulutaş.

“Sa i përket itinerarit për hapjen e plotë të urës, përkatësisht marrjen në kontroll tërësisht nga ana e Policisë së Kosovës, ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in. Unë sot pasdite kam edhe një takim në Kryeministri me gjeneralin e KFOR-it, përkatësisht komandantin Özkan Ulutaş”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se komunikimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it është i përditshëm, me qëllim që procesi të zhvillohet pa incidente.

“Pra, jemi në komunikim të përditshëm, qoftë Kryeministria, qoftë Ministria e Punëve të Brendshme, në mënyrë që gjithçka të shkojë në mënyrë të qetë dhe paqësore”, ka thënë ai.

Kurti ka vlerësuar se mbajtja e Urës së Ibrit të mbyllur për qarkullim është bërë e pakuptimtë, sidomos pas ndërtimit të urave të reja në atë pjesë.

“Duhet të përkujtojmë që, pas ndërtimit të urave të reja, është bërë absurde që ajo urë të mbahet e mbyllur. Fakti që qytetarët kanë qarkulluar lirshëm përmes këtyre urave të reja dhe nuk ka pasur asnjë incident apo tension, tregon se qarkullimi i njerëzve dhe i mallrave, liria gjithnjë e më e madhe e lëvizjes, është e dobishme jo vetëm për ekonominë, por edhe për paqen dhe sigurinë”, ka deklaruar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Kurti për aksionin në veri: Armatimi ilegal me tyta të gjata nuk është për hajr, por veç për sherr!

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

​Tronditëse në Llap, i mituri qëllon aksidentalisht vëllanë 10-vjeçar me kallash

Ngacmoi seksualisht një grua dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i dyshuari

Zjarret në Mitrovicë, nënkryetari i komunës Enis Osmani iu bashkohet zjarrfikësve në terren

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?