Në Taranto të Italisë po mbahet Ceremonia Hapëse e Lojërave Mesdhetare.
Tashmë kanë parakaluar edhe delegacionet e vendeve pjesëmarrëse. Kanë parakaluar edhe sportistët kosovarë.
Flamurin e Kosovës e kanë mbajtur boksierja Donjeta Sadiku dhe taekwondisti Bleron Ademi.
Kosova në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” merr pjesë me plot 163 sportistë.
Është numri bindshëm më i madh i sportistëve pjesëmarrës nga Kosova deri më tani.
Për herë të parë Kosova merr pjesë edhe në sporte ekipore si futbolli, hendbolli, volejbolli dhe basketbolli 3×3.
Në dy pjesëmarrjet e kaluara, Kosova ka fituar dhjetë medalje. Nëntë prej tyre janë fituar në xhudo e një në boks.

