KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 181 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve, afati përfundon sonte
Arsim

Mbi 181 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve, afati përfundon sonte

Kosova News
Kosova News 23:29 -14/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi 181 mijë prindër kanë aplikuar deri më tani për subvencionimin e teksteve mësimore për fëmijët e tyre, teksa Ministria e Arsimit paralajmëron se afati shtesë mbyllet përfundimisht sot në mesnatë. Me 14 milionë euro të ndara nga buxheti, autoritetet premtojnë se fondet do të dalin në llogari sapo të përfundojë verifikimi i të dhënave, për t’u siguruar që çdo nxënës të jetë gati me libra para 1 shtatorit.

Kanë mbetur edhe pak orë deri në përfundimin e afatit për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën. Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të shfrytëzojnë orët e mbetura për të aplikuar. Afati, i cili fillimisht ishte caktuar të përfundonte më 9 gusht, u shty pas kërkesave të prindërve që nuk kishin arritur të aplikonin në kohë. Deri tani, sipas të dhënave të Ministrisë, janë realizuar më shumë se 181 mijë e 500 aplikime.

Prej tyre, 95 mijë e 388 janë aprovuar, ndërsa 96 mijë e 98 aplikime janë trajtuar dhe 710 janë refuzuar.

“Secili aplikim nga ana e prindërve dhe kujdestarëve ligjorë verifikohet nga koordinatori në secilën shkollë, në rast se nxënësi nuk është i regjistruar në atë shkollë, aplikimi refuzohet. Në qoftë se nxënësi që prindi i të cilit ka aplikuar për subvencionim është i regjistruar në shkollë edhe në klasën përkatëse, ai aprovim është i suksesshëm. Ndërsa tentimet e tjera që dikush të aplikojë pa qenë i regjistruar në sistemin arsimor, refuzohen. Pra, çdo aplikim që nxënësi nuk është i regjistruar në klasë refuzohet. Verifikimi nga ana e koordinatorëve është hera e dytë që po aplikohet në nivel vendi, arsyeja për këtë ka qenë që të shmangen keqpërdorimet në këtë proces. Pra, Ministria e Arsimit ka shkuar duke e përsosur procesin”, tha Anita Kadriu, drejtore e Departamentit për arsim parauniversitar në Ministri të Arsimit.

Për këtë skemë mbështetëse janë ndarë 14 milionë euro përmes ligjit të buxhetit. Megjithatë, shuma e saktë që do të përfitojë secili nxënës mbetet e papërcaktuar. Ministria bën të ditur se vlera për secilin përfitues do të llogaritet vetëm pasi të mbyllen aplikimet dhe të përfundojë verifikimi i plotë i të dhënave.

“Duke parë dinamikën e verifikimit të aplikimeve nga ana e koordinatorëve, ne mendojmë që deri nga java e ardhshme të përfundojë verifikimi. Në momentin që përfundon verifikimi, Ministria e Arsimit pastaj është e gatshme t’i transferojë mjetet në xhirollogari. Saktë nuk mund të japim ndonjë datë, por mund të theksojmë që javën e ardhshme përfundon verifikimi i aplikimeve”, shtoi ajo.

Ministria e Arsimit thotë se synimi është që nxënësit të pajisen me tekste mësimore para fillimit të vitit të ri shkollor, më 1 shtator.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla thotë se opozita s’po di çka po do, freskimin me ujë e quan të mirëseardhur: Ishte nxehtë

352 raste në Emergjencën e QKUK-së brenda 24-orëve, 33 të lënduar në aksidente

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë

KFOR-i nis integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?