KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës
Shëndetësi

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Kosova News
Kosova News 15:55 -10/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka publikuar një njoftim për efektet e vajit të palmës në shëndet, duke theksuar se konsumimi i tepërt i produkteve që përmbajnë këtë vaj, veçanërisht ushqimeve ultra të përpunuara, mund të lidhet me rritjen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, obezitet dhe diabet të tipit 2.

Sipas IKShPK-së, vaji i palmës është një nga vajrat bimore më të përdorura në botë dhe gjendet në produkte të shumta ushqimore, përfshirë biskota, ëmbëlsira, çokollata, margarinë, produkte të furrës, ushqime të skuqura dhe ushqime të gatshme.
Instituti sqaron se vetë vaji i palmës nuk klasifikohet si substancë kancerogjene. Shqetësimi shkencor lidhet kryesisht me përmbajtjen e tij relativisht të lartë të yndyrave të ngopura, por edhe me disa ndotës kimikë që mund të krijohen gjatë procesit industrial të rafinimit në temperatura të larta.

Sipas IKShPK-së, vaji i palmës përmban rreth 50 për qind acide yndyrore të ngopura, kryesisht acid palmitik. Konsumimi i lartë i yndyrave të ngopura mund të rrisë nivelin e kolesterolit LDL, të njohur si “kolesteroli i keq”, dhe të favorizojë zhvillimin e aterosklerozës, duke rritur rrezikun për sëmundje koronare të zemrës, infarkt dhe goditje në tru.
IKShPK thekson se rreziku nuk lidhet vetëm me vajin e palmës, por edhe me modelin e përgjithshëm të ushqyerjes, veçanërisht konsumimin e shpeshtë të ushqimeve ultra të përpunuara, të pasura me yndyra të ngopura, sheqer dhe kripë.

IKShPK: Kujdes edhe nga ndotësit gjatë rafinimit
Instituti i kushton vëmendje edhe procesit të përpunimit industrial të vajit të palmës.
Sipas njoftimit, gjatë rafinimit në temperatura të larta mund të krijohen ndotës kimikë, përfshirë esteret 3-MCPD, 2-MCPD dhe esteret e glycidyl-it.
Gjatë tretjes, esteret e glycidyl-it mund të çlirojnë glycidol, substancë që Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC) e ka klasifikuar në Grupin 2A, si substancë “ndoshta kancerogjene për njerëzit”.

IKShPK sqaron se pikërisht për këtë arsye reduktimi i ekspozimit ndaj këtyre ndotësve është çështje e rëndësishme e sigurisë ushqimore.
Instituti thekson se vaji i palmës në vetvete nuk është klasifikuar si kancerogjen dhe se shqetësimi lidhet me ndotësit që mund të krijohen gjatë përpunimit industrial dhe konsumimin afatgjatë të sasive të mëdha të produkteve të rafinuara që e përmbajnë atë.
Kë rekomandon IKShPK që të kenë kujdes?
Sipas institutit, vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet:

foshnjave dhe fëmijëve të vegjël;
personave me kolesterol të lartë;
pacientëve me sëmundje kardiovaskulare;
personave me diabet të tipit 2;
personave me obezitet ose sindromë metabolike;
të moshuarve me faktorë të shumtë të rrezikut kardiovaskular;
grave shtatzëna dhe grave gjatë periudhës së laktacionit.
IKShPK i referohet edhe vlerësimit të Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), sipas të cilit ekspozimi ndaj estereve të glycidyl-it është veçanërisht shqetësues te foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

Nuk rekomandohet eliminimi i plotë i vajit të palmës
IKShPK thekson se nuk rekomandohet eliminimi i plotë i vajit të palmës nga dieta.

Në vend të kësaj, rekomandohet kufizimi i ushqimeve ultra të përpunuara që përmbajnë sasi të mëdha të vajit të palmës dhe yndyrave të ngopura.
Instituti rekomandon një dietë të balancuar, të pasur me fruta, perime dhe drithëra integrale, si dhe përdorimin, kur është e mundur, të burimeve të yndyrave të pangopura, si vaji i ullirit dhe vaji i kanolës.
Sipas IKShPK-së, mesazhi kryesor është që vaji i palmës nuk paraqet rrezik të menjëhershëm kur konsumohet në mënyrë të moderuar dhe si pjesë e një diete të ekuilibruar. Shqetësimi kryesor lidhet me konsumimin e shpeshtë të produkteve ultra të përpunuara që përmbajnë sasi të mëdha të vajit të palmës dhe yndyrave të ngopura.

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Gjithashtu lexoni:

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride

4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera

Muja: 26 produkte të Vites është konstatuar që përmbajnë vaj palme

Kosova News 10/08/2026 10/08/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës
16:22 -10/08/2026
Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT
15:31 -10/08/2026
Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride
15:22 -10/08/2026
4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera
15:00 -10/08/2026
KFOR-i nis integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit
14:34 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?