KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
Lajme

Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit

Kosova News
Kosova News 14:41 -03/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka marrë vendim për ndalimin e vënies në përdorim të objekteve pa Inspektim Final dhe Certifikatë të Përdorimit.

Ky vendim vlen për objektet e banimit individuale e kolektive, objektet banesore, afarista e industriale.
“Me qëllim të mbrojtjes së jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve, si dhe për të siguruar zbatimin e legjislacionit në fuqi në fushën e ndërtimit, Drejtoria e Inspektoratit e Kryeqytetit njofton të gjithë investitorët, ndërtuesit, mbikëqyrësit profesionalë, projektuesit, pronarët e objekteve, blerësit e banesave dhe lokaleve afariste, institucionet publike dhe qytetarët se:
ASNJË OBJEKT NUK MUND TË VIHET NË PËRDORIM PA INSPEKTIM FINAL DHE CERTIFIKATË TË PËRDORIMIT.
Ky detyrim vlen për:
objektet individuale të banimit;
objektet kolektive të banimit;
objektet banesore-afariste;
objektet afariste;
objektet industriale;
objektet publike;
si dhe për çdo objekt tjetër që bënë pjesë në kategorinë e parë dhe të dytë, simbas ligjit për ndërtim dhe është në kompetencë të Inspektoriatit për ndërtim të Kryeqytetit.

Në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-110 për Ndërtim, përdorimi i objektit lejohet vetëm pasi organi kompetent të ketë kryer Inspektimin Final dhe të ketë lëshuar Certifikatën e Përdorimit, e cila dëshmon se objekti është ndërtuar sipas lejes ndërtimore, projektit të miratuar, standardeve teknike dhe kërkesave të sigurisë.

Njoftim për investitorët
Drejtoria e Inspektoratit njofton se, para përfundimit të punimeve ndërtimore, investitorët do të njoftohen edhe individualisht përmes një Urdhërese Inspektuese, me të cilën do të obligohen:
të mos e vënë objektin në përdorim;
të mos ua dorëzojnë banesat, lokalet apo hapësirat shfrytëzuesve;
të mos fillojnë ushtrimin e aktivitetit ekonomik;
të mos lejojnë vendosjen e banorëve apo përdoruesve,
derisa të përfundojë procedura e Inspektimit Final dhe të lëshohet Certifikata e Përdorimit.

Çdo veprim në kundërshtim me këtë urdhëresë do të konsiderohet shkelje e vetëdijshme e detyrimeve ligjore dhe do të merret parasysh gjatë procedurave inspektuese.
Thirrje për blerësit dhe qytetarët
Drejtoria e Inspektoratit u bën thirrje të gjithë qytetarëve:
Mos pranoni në dorëzim banesa, lokale afariste apo objekte të tjera dhe mos filloni përdorimin e tyre pa Certifikatë të Përdorimit.

Pranimi i një objekti pa këtë certifikatë nënkupton se objekti ende nuk është verifikuar zyrtarisht nëse plotëson kushtet ligjore dhe teknike për përdorim të sigurt.

Masat që do të ndërmerren
Në rast se konstatohet se një objekt është vënë në përdorim në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, Drejtoria e Inspektoratit do të ndërmarrë të gjitha masat e parapara me ligj, duke përfshirë:
urdhërimin për ndërprerjen e menjëhershme të përdorimit të objektit;
urdhërimin për lirimin e objektit deri në pajisjen me Certifikatë të Përdorimit;
shqiptimin e gjobave administrative ndaj personave përgjegjës;
inicimin e procedurave të tjera administrative dhe ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi;
ekzekutimin e masave inspektuese në rast të mosrespektimit të urdhrave të Inspektoratit.

Siguria nuk është formalitet
Inspektimi Final dhe Certifikata e Përdorimit nuk janë formalitete administrative. Ato janë mekanizmat ligjorë përmes të cilëve verifikohet nëse objekti mund të përdoret pa rrezikuar jetën, shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Për këtë arsye, Drejtoria e Inspektoratit nuk do të tolerojë vënien në përdorim të asnjë objekti në kundërshtim me kërkesat ligjore.
Ftojmë të gjithë investitorët dhe qytetarët që të respektojnë këto detyrime ligjore dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi ndërtimor të sigurt dhe në përputhje me ligjin” thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj të akuzuarit për vrasje në tentativë në një autobus, më 2002

Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për investime në energji

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë

Kosova News 03/08/2026 03/08/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë
13:12 -03/08/2026
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës
12:38 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?