KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve
Politikë

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Kosova News
Kosova News 12:06 -03/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet që shumë shpejt t’u dërgojë ftesë për takim Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partive të tjera parlamentare, me qëllim të diskutimit për konstituimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit.

Ajo tha se pret që ftesa të bëhet para seancës konstituive.

“Po, jam e bindur që shumë shpejt, para seancës konstituive, Kryeministri i Republikës së Kosovës, zotëri Albin Kurti, dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, koalicionit tonë të përbashkët, do të bëjë ftesë brenda pak ditëve ndoshta edhe orëve edhe për Lidhjen Demokratike, edhe për parti të tjera. Kjo në kuptimin që konstituimi i institucioneve, në veçanti edhe zgjedhja e presidentit, është një obligim i përbashkët i të gjithë deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës. Siç e dimë, përkundrejt çfarëdo marrëveshjeje ose mundësie për t’u zgjedhur Kryesia e Kuvendit, për t’u konstituuar Kuvendi apo për t’u zgjedhur Qeveria, prapë mospasja e suksesit në zgjedhjen e presidentit do e çonte vendin në zgjedhje në një periudhë të shkurtër kohore, jo më pak se dy muaj. Prandaj, për të parandaluar dhe evituar edhe një shkuarje në zgjedhje për të cilën duket se askush nuk e ka as vullnetin e as nuk e shohim se ka ndonjë arsye logjike shpresojmë që të gjithë të jenë të gatshëm të diskutojnë me seriozitetin më të lartë të mundur për detyrat që na takojnë si përfaqësues të zgjedhur të popullit. Qëllimi është që institucionet të konstituohen brenda një periudhe të shkurtër kohore, që pas seancës konstituive të Kuvendit dhe eventualisht edhe zgjedhjes së Qeverisë, të caktohet menjëherë edhe data për votimin fillimisht dakordimin dhe votimin për presidentin e vendit”, tha Kusari-Lila.

E pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të ofrojë një marrëveshje për partitë opozitare lidhur me çështjen e presidentit, ajo tha se diskutimet mbeten të hapura, por se çdo marrëveshje duhet të jetë në përputhje me rezultatin zgjedhor.

“Unë mendoj që është e qartë çfarë është e mundur të ofrohet. Është e mundur të ofrohet diskutim e koalicion për qeverisje, ndërsa sa i përket çështjes së presidentit, është dakordimi i përbashkët i subjekteve qoftë vetëm me procesin e dakordimit, qëndrimit në sallë e votimit sipas vullnetit të tyre, apo edhe një marrëveshje më të gjerë. Është paksa problematike në rast se fillojnë të vendosen kushte të natyrës të cilat nuk përkojnë me vullnetin e qytetarëve të Republikës. Qytetarët kanë folur, rezultati dihet, dhe konform atij rezultati mund të pritet dakordimi politik në mes të subjekteve”, deklaroi ajo.

Sa i përket mundësisë që në takimet e ardhshme të propozohet një emër për president nga Lëvizja Vetëvendosje, Kusari-Lila tha se kjo do të varet nga ecuria e bisedimeve.

“Kjo krejt varet nga dinamika e diskutimit. Takimi i parë është mbajtur me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe është thënë se ka vullnet për të vazhduar me takime të tjera. Së shpejti jam e bindur se do të ketë takim tjetër dhe prej atyhit mandej mund të dalin edhe konkretisht dakordimet që janë bërë mes subjekteve”, u shpreh ministrja në detyrë, Mimoza Kusari-Lila.

Gjithashtu lexoni:

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Edhe sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit

Hoxha: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër s’nënkupton pandjeshmëri ndaj Kosovës

Kosova News 03/08/2026 03/08/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë
13:12 -03/08/2026
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës
12:38 -03/08/2026
Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive
12:04 -03/08/2026
Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj të akuzuarit për vrasje në tentativë në një autobus, më 2002
11:39 -03/08/2026
Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për investime në energji
11:19 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?