Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se janë paraqitur katër raste të raportimit për persona të zhdukur.
Rastet janë raportuar në Lipjan, Shtërpcë, Ferizaj dhe Gjakovë.
Raporti i plotë:
Fsh. Vrellë e Magures, Lipjan 30.07.2026-09:45. Më datë 31.07.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, motra e tij me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Shtërpce 31.07.2026 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, viktima-bashkëshortja e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Fsh. Dubravë, Ferizaj 31.07.2026 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se motra e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.
Rr. Abdullah Bablija, Gjakovë 30.07.2026 – 20:00. Më 31.07.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin


