KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
Lajme

Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit

KosovaNewss
KosovaNewss 20:27 -28/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka kërkuar llogaridhënie të menjëhershme nga Komuna e Prishtinës pas aksidentit në një vendpunishte në rrugën “A”, ku si pasojë e rrëzimit të një vinçi një 26-vjeçar humbi jetën, ndërsa një 18-vjeçar mbeti i lënduar.

Pacolli ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarin.

“Me trishtim dhe keqardhje të thellë mora lajmin tragjik për humbjen e një jete dhe lëndimin e rëndë të një qytetari sot në një kantier ndërtimi në Prishtinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes për këtë humbje të madhe, ndërsa të lënduarit i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka deklaruar se ky është incidenti i katërt me rrezik për jetë dhe dëmtim të pronës që ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale.

“Ky është incidenti i katërt me rrezik jete dhe dëmtim prone që ndodh së fundmi pikërisht në Prishtinë, dhe është e papranueshme që askush nuk duket se po mendon për adresimin e përgjegjësisë”, ka deklaruar Pacolli.

Sipas saj, përgjegjësia kryesore për lejimin e ndërtimeve, mbikëqyrjen e sigurisë dhe parandalimin e rasteve të tilla bie mbi Inspektoratin Komunal të Ndërtimit dhe Komunën e Prishtinës.

“Në cilësinë e Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, theksoj se përgjegjësia kryesore dhe e drejtpërdrejtë për lejimin, mbikëqyrjen e sigurisë dhe parandalimin e këtyre rasteve bie mbi Inspektoratin Komunal të Ndërtimit dhe vetë Komunën e Prishtinës. Këto dështime të njëpasnjëshme të nivelit lokal kërkojnë llogaridhënie të menjëhershme dhe të pashmangshme”, ka thënë Pacolli.

Ajo ka bërë të ditur se ministria është duke verifikuar çdo lëshim të mundshëm dhe se do të kërkojë që çdo person përgjegjës për shkelje të japë llogari para ligjit.

Pacolli gjithashtu u ka bërë thirrje odave profesionale që të vlerësojnë nëse ka pasur mungesë profesionalizmi dhe, në rast se konstatohen shkelje, të ndërmerren masa disiplinore, përfshirë edhe revokimin e licencave për profesionistët përgjegjës.

“Siguria e qytetarëve, pronës dhe standardeve të ndërtimit është e panegociueshme. Nuk do të ketë kompromis me askënd”, ka përfunduar Pacolli.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit

Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë

Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë

Inspektorati i Punës: Subjekti ku u shemb vinçi s’ishte inspektuar më parë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

KosovaNewss 28/07/2026 28/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
43%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Inspektorati i Punës: Subjekti ku u shemb vinçi s’ishte inspektuar më parë
19:10 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?