KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në
Lajme

Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

Kosova News
Kosova News 18:32 -24/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria në detyrë ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare me Bashkimin Evropian për përfshirjen e Kosovës në zonën “EU Roam Like at Home”, e cila synon heqjen e tarifave shtesë të roaming-ut ndërmjet Kosovës dhe vendeve të BE-së.

Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, tha në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë se ky vendim hap rrugë për negociatat dhe arritjen e marrëveshjes me Bashkimin Evropian.

“Vendimi i sotëm hap rrugë për zhvillimin e negociatave dhe arritjen e marrëveshjes me Bashkimin Evropian”, deklaroi Jagxhiu.

Sipas tij, marrëveshja do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë në vendet e BE-së të përdorin shërbimet e telefonisë mobile pa kosto shtesë roaming-u.

“Kjo marrëveshje do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë në vendet e BE-së për punë, studime, turizëm apo vizita familjare, të komunikojnë pa kosto shtesë roaming-u. Njësoj si qytetarët e Bashkimit Evropian”, tha ministri në detyrë.

Ai shtoi se nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë edhe bizneset dhe diaspora kosovare.

“Bizneset kosovare do të kenë kushte më konkurruese për zhvillimin e aktiviteteve të tyre në tregun evropian, duke ulur kështu kostot operative dhe duke lehtësuar bashkëpunimin ndërkombëtar”, u shpreh Jagxhiu.

Sipas tij, Kosova ka nisur përgatitjet për përmbushjen e kërkesave që lidhen me zbatimin e rregullativës së BE-së për roaming-un. Ai bëri të ditur se projektligji i ri për komunikimet elektronike, i cili transpozon Kodin Evropian të Komunikimeve Elektronike, së shpejti do t’i nënshtrohet konsultimit publik.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria në detyrë ka miratuar edhe kornizën për ndërtimin e kapaciteteve digjitale në administratën publike.

Jagxhiu tha se kjo kornizë synon zhvillimin e aftësive digjitale në institucionet publike dhe një qasje të përbashkët për përdorimin e teknologjisë.

“Korniza e miratuar sot e adreson pikërisht këtë nevojë. Kjo kornizë përcakton një model të unifikuar për zhvillimin e aftësive digjitale thelbësore të nevojshme për qeverisje efektive, ofrim cilësor të shërbimeve dhe inovacion”, deklaroi ministri në detyrë.

Ai theksoi se transformimi digjital duhet të shihet si ndryshim institucional dhe profesional, e jo vetëm si investim në teknologji.

“Korniza synon që transformimi digjital të kuptohet si ndryshim institucional dhe profesional, e jo vetëm si investim në teknologji e sisteme”, tha tutje Jagxhiu.

Gjithashtu lexoni:

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror

Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve

Kosova News 24/07/2026 24/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Trump: Kina dhe Rusia do të përballen me pasoja nëse e ndihmojnë Iranin
19:31 -24/07/2026
Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së
19:24 -24/07/2026
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
19:19 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?