KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, ministrja Nagavci: Siguria për fëmijët në shkolla do të jetë top prioritet
Arsim

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, ministrja Nagavci: Siguria për fëmijët në shkolla do të jetë top prioritet

Kosova News
Kosova News 11:55 -31/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se për vitin e ri shkollor një nga prioritet do të jetë siguria dhe krijimi i ambienteve të sigurta për fëmijët. Derisa ka folur për rastin e dhunimit seksual të 11-vjeçare nga Prishtina, Nagavci ka theksuar se dënon fuqishëm aktin e tillë. Ajo ka bërë thirrje për reagim institucional dhe ofrimin e shërbimeve për të miturën.

Në konferencën për media para fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja Nagavci tha se siguria dhe krijimi i ambienteve të sigurta për fëmijët, do të jetë një nga prioritetet e ministrisë.

“Rishtazi e kemi finalizuar përgatitjet për fushatën e sensibilizimit për zbatimin e protokollit për parandalimin e dhunës dhe referimin adekuat të rasteve nga komunitetet tona shkollore. Më lejoni që nga këtu, të ngre zërin për nevojën e angazhimit të gjithmbarshëm të të gjitha palëve në këtë drejtim. Secili nga ne kemi rol dhe përgjegjësi në edukimin e gjeneratave të reja që janë të afta ta parandalojnë dhunën që promovojmë aktivisht barazinë gjinore e sociale. Për ne si Ministri e Arsimit, në vitin e ri shkollor që po fillon, siguria dhe krijimi i ambienteve të sigurta për fëmijë tanë do të jetë një nga top prioritetet dhe do t’i kushtojmë një angazhim e përkushtim të plotë”, ka deklaruar ajo në konferencë për media.

Ajo në konferencën e ftuar për prezantimin e të dhënave para fillimit të vitit të ri shkollor, ka shprehur indinjatën, siç tha ajo, për rastin e dhunimit seksual të 11-vjecares nga pesë meshkuj.

“Duke shprehur indinjatën time të thellë për rastin e fundit brutal të dhunimit seksual të miturës 11-vjeçare nga pesë burra në Prishtinë. E dënoj fuqishëm aktin e tillë, duke bërë thirrje dhe duke pritur që reagimi i zinxhirit institucional të jetë i shpejtë dhe efikas në mbrojtjen e të miturës dhe ofrimin e shërbimeve mbështetëse në njërën anë, ashtu si dhe në zbatimin e procedurave ligjore për të dyshuarit në anën tjetër. Vajzat dhe djemtë tanë kanë të drejtë që të rriten në ambiente të sigurta dhe ne duhet t’u ofrojmë këtë siguri. Për ne si Ministri e Arsimit dhe për mua personalisht si ministre e Arsimit, është i pazëvendësueshëm roli i institucioneve edukativo-arsimore në zhvillimin e shoqërisë, ku fëmijët tanë ndihen të lirë, të sigurt dhe të barabartë pa asnjë dallim”, ka shtuar Nagavci.

Dyshohet se gjatë së shtunës, një 11-vjecare është dhunuar seksualisht për orë të tëra nga pesë meshkuj. Gjatë ditës do të protestohet me kërkesat për mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë

Gjithashtu lexoni:

Pacolli: Nga e hëna nis zbatimi i projektit të banimit social

Pacolli: 37 milionë euro për zhvillimin e balancuar të territorit

Ngacmoi seksualisht një grua dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i dyshuari

Arrestohen tre persona në Leposaviq, dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari

Maqedonci: Optimizimi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?