Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, kontrata është fituar nga operatori ekonomik “RELOAD” SH.P.K., ndërsa vlera e saj është 29,250 euro. Kontrata është dhënë më 22 korrik 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 24 korrik 2026.
Objekti i kontratës është furnizimi me municion për Shërbimin Korrektues të Kosovës, me dorëzim të paraparë në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Për këtë tender është pranuar vetëm një ofertë, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 30 mijë euro, ndërsa oferta fituese rezultoi të jetë 29,250 euro.


