Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi do të përfshihet nga mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale, ndërsa reshje shiu nuk priten.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 24 deri në 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 2 deri në 7 metra në sekondë.
Sipas IHMK-së, kushtet meteorologjike do të jenë të favorshme për aktivitetet në natyrë, falë motit të qëndrueshëm dhe mungesës së reshjeve.


