KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
Lajme

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

KosovaNewss
KosovaNewss 19:10 -21/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka paralajmëruar zgjerimin e mbështetjes për vendosjen e rrjetave mbrojtëse kundër breshrit, skemën e sigurimeve bujqësore dhe krijimin e një Qendre të Paralajmërimit të Hershëm për Fermerët, pas dëmeve të shkaktuara nga moti në Komunën e Istogut.

Gjatë vizitës te fermerët e prekur në këtë komunë, ai tha se dikasteri qe e drejton po e shqyrton ngritjen e një sistemi që do t’u ofrojë fermerëve paralajmërime meteorologjike në kohë reale, në mënyrë që ata të marrin masa mbrojtëse para goditjes së fenomeneve ekstreme të motit.

Muja tha se zgjerimi I mbështetjes për rrjetat kundër breshrit është një investim për mbrojtjen e kulturave bujqësore, ndërsa synohet edhe pilotimi i skemës së sigurimeve bujqësore, si hapi i parë drejt krijimit të një sistemi kombëtar të sigurimeve në këtë sektor.

“Ndryshimet klimatike kërkojnë një qasje të re. Synimi ynë është të ndërtojmë një bujqësi më të qëndrueshme përmes investimeve në parandalim, sigurime bujqësore, infrastrukturë mbrojtëse, sisteme të paralajmërimit të hershëm dhe këshillim profesional. Sistemi ynë i mbështetjes po përshtatet vazhdimisht për t’iu përgjigjur sfidave që sjell klima dhe për të mbrojtur fermerët e Kosovës”, deklaroi ministri Muja, sipas një njoftimi të zyrës së tij, transmeton KosovaPress.

Sipas tij, Instituti Bujqësor i Kosovës dhe Shërbimi Këshillimor Bujqësor do të angazhohen në terren për të ofruar këshilla profesionale për fermerët e dëmtuar mbi masat agroteknike që duhet të ndërmerren pas breshrit, me synim rikuperimin sa më të mirë të prodhimit.

Muja bëri të ditur gjithashtu se javën e ardhshme do të hapet Skema e Granteve 2026, e cila do të mbështesë investimet në sera dhe fidanë për rimbjellje, duke u mundësuar fermerëve të rikthejnë kapacitetet prodhuese dhe të investojnë në siç u tha, “sisteme më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike”.

Gjatë vizitës në Istog, ministri u njoh nga afër me dëmet e shkaktuara nga breshri në kulturat bujqësore dhe theksoi se hapi i parë institucional është vlerësimi profesional i dëmeve nga Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, duke përshëndetur faktin që ky komision tashmë është themeluar nga Komuna e Istogut. /Kosovapress/

Ai nënvizoi se ndryshimet klimatike po rrisin frekuencën dhe intensitetin e fenomeneve ekstreme të motit, teksa premtoi se politikat e Ministrisë do të fokusohen gjithnjë e më shumë në parandalim, përshtatje dhe menaxhim të rrezikut, krahas adresimit të pasojave.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

KosovaNewss 21/07/2026 21/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?