KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 7 vjet burg për të akuzuarin për vjedhje të rënda në argjendari në Prizren
Lajme

7 vjet burg për të akuzuarin për vjedhje të rënda në argjendari në Prizren

Kosova News
Kosova News 15:55 -20/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Sh.H., duke e shpallur fajtor për dy vepra penale të vjedhjes së rëndë dhe një vepër penale të vjedhjes së rëndë në tentativë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ngjarjet kanë ndodhur në janar të vitit 2025 në Prizren. Më 12 janar, i akuzuari, në bashkëpunim me një person tjetër, dyshohet se ka depërtuar në një argjendari gjatë natës dhe ka marrë rreth 3 kilogramë ar 14 karat, monedha ari, argjend dhe pajisje të tjera, duke i shkaktuar të dëmtuarit dëm material prej rreth 195 mijë eurosh.

Po të njëjtën ditë, sipas aktgjykimit, ai dyshohet se ka tentuar të kryejë një tjetër vjedhje në një lokal argjendarie, por nuk ka arritur të hapë kasafortën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa më 23 janar 2025, i akuzuari është shpallur fajtor edhe për një vjedhje tjetër, ku përmes dëmtimit të një pjese të objektit kishte marrë pajisje elektronike dhe kishte dëmtuar sistemin e kamerave.

Pas nëntë seancave gjyqësore, Gjykata e ka dënuar Sh.H. me shtatë  vjet burgim unik dhe me gjobë prej 2 mijë eurosh.

Gjithashtu, gjykata e ka obliguar të akuzuarin që të kompensojë dëmin prej 195 mijë eurosh ndaj të dëmtuarit. Në rast të moskompensimit, do të shiten pasuritë e ngrira të tij, përfshirë një apartament prej 117 metrash katrorë dhe disa automjete, përmes ankandit publik nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Masa e paraburgimit ndaj Sh.H. është vazhduar deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Gjithashtu lexoni:

MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan

Moti në Kosovë, IHMK: Mund të ketë stuhi, rrebeshe dhe erëra të forta në disa rajone

Fluks normal në pikat kufitare, pritjet më të gjata në Vërmicë

Kurti: Gazetari Behlul Jashari i shërbeu së vërtetës

Dëmët në bujqësi nga breshëri, ministri Muja nesër e viziton Istogun

Kosova News 20/07/2026 20/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut
13:05 -21/07/2026
MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan
12:47 -21/07/2026
Moti në Kosovë, IHMK: Mund të ketë stuhi, rrebeshe dhe erëra të forta në disa rajone
12:16 -21/07/2026
Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale
11:49 -21/07/2026
Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë
11:39 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?